Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shënohet 2 Prilli, Dita Nërkombëtare për Ndërgjegjësim rreth Autizmit

Jetë 02/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot po shënohet Dita Botërore e Ndërgjegjësimit të Autizmit (e martë, 2 prill). Qëllimi i kësaj dite është të fokusojë vëmendjen mbi pengesat që njerëzit autistik përballen çdo ditë.

Autizmi, si një çështje shëndetësore në rritje, po fiton çdo herë e më shumë mirëkuptim globalisht; mediat kanë filluar të mbulojnë ngjarje dhe aktivitete rreth autizmit. Në këtë ditë po ashtu festohet edhe talentet unike të njerëzve me autizëm.

Që nga viti 2007, Kombet e Bashkuara kanë zgjedhur 2 prillin si ditën botërore për ndërgjegjësimin e autizmit. Një mundësi për të folur për këtë çrregullim delikat neuropsikik dhe për të mos harruar familjet dhe njerëzit të cilët duhet të ndeshen me autizmin çdo ditë.

Gjatë viteve të fundit, ndërtesa e Empire State në Nju Jork, Statuja gjigante e Krishtit në Rio de Janeiro, piramida e madhe e Gizës në Egjipt, si dhe Harku i Kostandinit në Romë, janë ndriçuar me ngjyrën blu.

 Autizmi nuk është një sëmundje

Autizmi nuk është një sëmundje. Një sëmundje, në fakt, përfshin një diagnozë dhe një shërim: nga ana tjetër, autizmi nuk shërohet. Autizmi është një sindromë: do të ishte më mirë të quhej ‘sindromi i spektrit të autizmit’, një sindrom që ndikon gjithë morfologjinë e personit, dhe ndikon në çdo aspekt të qenies së tij. Çdo individ me autizëm është unik dhe i papërsëritshëm sepse ekzistojnë kombinime të pafundme të këtij sindromi.

Sipas specialistëve trajtimi i autizmit duhet të kthehet në prioritet të politikave shëndetësore dhe sociale bashkë me më tepër vëmendje ndaj fëmijëve që vuajnë nga kjo gjendje.

Për fat të keq në vendin tonë ka ende mungesë informacioni lidhur me autizmin, apo shpesh ndodh që të mos bëhet diagnoza e saktë.

Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike, ndaj dhe është vështirë të krijohet më shumë dijeni për këtë gjendje, pohojnë specialistët.

Sipas klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës trevjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja, apo lojëra përfytyruese”.

Pse është zgjedhur ngjyra blu si simbol i autizmit?

Në fakt nuk ka ndonjë arsye specifike përveç faktit që bluja është ngjyra e paqes dhe sinqeritetit. Këtë ngjyrë e ka zgjedhur edhe Organizata Ndërkombëtare për Autizmin si pjesë të logos së saj. Bluja është zgjedhur pasi jep ndjenjën e qetësisë dhe pranimit në një botë që ndonjëherë mund të jetë shumë e zhurmshme dhe sfiduese.

Artikulli paraprakA mund të hanë fëmijët ushqime me kripë? Kjo është zgjidhja më e mirë
Artikulli i rradhës Pushimet familjare kanë ndikim afatgjatë në lumturinë e fëmijëve tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.