Ajo që duhej të ishtë momenti më personal për mijëra gra në Kaliforni, doli të jetë incizuar nga kamerat e spitalit La Mesa.
Së fundmi është publikuar lajmi se ky spital ka përdorur kamera direkte në sallat e lindjes, ku gratë janë incizuar pa aprovimin e tyre.
Ai tregon se spitali kishe vënë kamerat për të monitoruar që të kapnin mjekët që vidhnin Propofol, një medikament që atë vit ishte i limituar.
Grossmont ishte vetëm 20 vjec kur filloi punën si praktikant në këtë spital pork a thënë se që nga fillimi e kishte ditur se ato kamera ishin vëndosur për një qëllim tjetër.
Sharp Grossmont ka treguar për KUSI News se e kishte paraqitur rastin qysh në vitin 2016 por që kishte përfunduar duke e humbur punën për shkak se ekzekutivi i La Mesa e ka përgënjeshtruar, përcjellë GazetaShneta.
Tashmë çështja është paraqitur edhe në gjykatë. Raportohet se deri tani 80 nga 1800 gratë e vëzhguara kanë hapur padi ndaj spitalit. /GazetaShneta/


