Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

7 pyetje esenciale që duhet t’i bëni gjatë visitës së parë te gjinekologu

Këshilla për shtatzëna 10/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tashmë e ke marrë vesh se je shtatzënë! Pas qindra testeve të shtatzanisë që i ke bërë, përfundimisht e ke konfirmuar se je duke pritur një foshnje.

Mund të kesh filluar të mendosh edhe për emrat e ndryshëm që do ia vësh fëmijës e për mijëra gjëra tjera që nuk di nga t’ia fillosh që ti organizosh.

E për të pasur një organizim sa më të saktë gjatë shtatzënisë tënde fillo të listosh disa gjëra më bazike që do të të duhen në fillimet e këtij procesi, përcjellë GazetaShneta.

Kur të caktosh takimin e parë tek gjinekologu, këto janë 7-të prej pyetjeve më esenciale që duhet t’i bësh patjetër dhe të marrësh përgjigjen që të duhet:

Cili mjek/mjeke do të jetë në sallën e lindjes?
– Është gjithmonë ide e mirë që të dish saktë se cilët nga doktorët dhe infermieret do të jenë me ty në sallën e lindjes. Kështu ju do të lidhni një raport me një staf që ka përjcellur tërë ecurinë tënde

Sa shumë peshë duhet të shtoj?
– Duhet të dish përafërsisht masën që të lejohet të shtosh varësisht nga pesha jote para shtatzënisë. Sipas rregullit bazik, gratë me peshë mesatare duhet të shtojnë rreth 11-13 kg; gratë në nënpeshë duhet të shtojnë 18 kg ndërsa ato në mbipeshë 3-9 kg.

A duhet të bëj ushtrime trupore?
– Ushtrimet trupore të kontrolluara sygjerohen shumë si për nënat që kanë ushtruar edhe më parë, si për ato që nuk kanë një rutinë të caktuar. Studimet tregojnë se ushtrimet fizike balancojnë shtimin e peshës por edhe ju mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme si dhe evitojnë prerjen cezariane.

Diskutoni patjetër sëmundjet që mund t’i keni pasur më herët
– Është e domosdoshme që mjeku juaj të dijë sa më herët për historinë e sëmundjeve që ke përjëetuar gjatë jetës tënde (sëmundjet serioze). Po ashtu trego edhe nëse ke pasur ndonjë ndërhyrje kirurigjike dhe nëse ke probleme me anestezion dhe antibiotikë.

Sa të sigurt janë medikamentet gjatë shtatzënisë?
– Nëse je duke përdorur ilaçe të ndryshme, çajëra dhe suplemente bio  atëhere shkruaji në një listë dhe njoftoje mjekun për ato që je duke përdorë. Ai do të të tregojë nëse ndonjëra prej tyre ndalohet rreptëssisht gjatë shtatzënisë.

A duhet të bëj kontrolle për viruse?
– Nëse ju dhe partneri juaj keni qenë në udhëtime kohë te fundit është mirë që t’I nënshtroheni një testimi për viruse që ta disni saktë nëse po bartni ndonjë bakterie apo virus.

Me kë të konsultohem në vazhdim?
– Ndani numrat e kontaktit me mjekun tuaj dhe sigurohuni që komunikimi me të është aktiv gjatë tërë shtatzënisë tëndë. Në çdo moment që do të kesh paqartësi, mund ta telefonosh  dhe në takimin e caktuar të bisedosh gjerësisht rreth problemeve që po të shqetësojnë. Aënjëherë nuk është e tepërtë që të njoftohesh rreth shëndetit tënd. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakVajza e Vaçe Zelës zbulon të panjohurat e këngëtares së madhe: “Nuk kishte asgjë…”
Artikulli i rradhës Nënat narkotike? Ky është efekti i marihuanës tek shtatzënat

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.