Hulumtuesit amerikanë nga Universiteti August në Georgia e zbuluan një trajtim i cili i anulon simptomat e menopauzës së hershme, gjë që do t’ua mundësojë femrave që përballen me këtë problem për të mbetur shtatzënë.
Qelizat burimore nga palca kurrizore u injektuan në vezoret e 33 femrave të cilat hynë në menopauzë të hershme, dhe pas gjashtë muajsh përsëri filluan të kishin cikël menstrual. Kjo terapi mund të përdoret gjithashtu si zëvendësim për terapinë hormonale, transmeton koha.net.
“Anulimi i parakohshëm i vezoreve (POF) është një situatë sfiduese për shkak të humbjes së funksionit ovarian tek femrat më të reja se 40 vjet. Kjo është një diagnozë traumatike në jetën e hershme riprodhuese, e cila çon në simptoma postmenstruale dhe infertilitet. Kur këto paciente dëshirojnë të mbeten shtatzënë, opsioni i vetëm është të marrin vezore nga donatorët, por shumë femra për arsye të ndryshme fetare, kulturore dhe etike duan t’i përdorin vezoret e tyre”, tha prof. Prosper Igboeli.
Pasi që e pranuan injektimin e qelizave burimore, niveli i estrogjenit tek këto femra u rrit, që është arsyeja se pse pas gjashtë muaj ato sërish filluan të kishin menstruacione. Të gjitha këto femra tani po përpiqen të mbesin shtatzënë.
Shkencëtarët pohuan se po punojnë aktivisht në studimin e kësaj metode, ndërsa të dhëna shtesë do të publikohen në fund të këtij muaji.