Lindjet mund të përcillen edhe me komplikime të pastajme pasi që foshnjet mund të përjetojnë disa komplikime të mundshme.
Më poshtë janë përmendur disa nga këto komplikime si dhe rekomantime se si t’iu gjendet zgjidhja:
FTOHJA E ZAKONSHME jo gjithmonë është e zakonshme dhe nuk duhet të anashkalohet. Në dy vitet e para shumica e fëmijëve do të kenë disa ftohje, me hundët që rrjedhin, teshtitje, apetit të zvogëluar, kollitje dhe dhimbje në fyt. Numri më i madh prej tyre nuk janë për t’u brengosur, por te foshnjat nën 6 muaj ftohjet mund të kalojnë në bronhiolitis, kollitje e rëndë (kollitje si lehje) ose inflamacion i mushkërive. Nëse fëmija është e shqetësuar, ka temperaturë, kollitet, pa apetit dhe merr frymë shpejt, ftohja ndoshta është zhvilluar në diçka më serioze. Thërriteni pediatrin.
ZHURMA NË KRAHAROR. Çdo gjë që bën zhurmë në kraharor nuk është astmë! Te foshnjat e porsalindura, zhurma në kraharor e shoqëruar me frymëmarrje të shpejtuar është më shpesh simptomë e bronhiolitisit, infektim virusal që sjell deri te inflamacioni i kanaleve të vogla për frymëmarrje në mushkëri. Më shpesh bëhet fjalë për infektim virusal. Në rastet më të vështira, te disa dukshëm është rënduar frymëmarrja e foshnjës, vjen deri te paraqitja e cianozës me mavijosje rreth gojës dhe te majat e gishtave, gjatë së cilës nevojitet mjekim në spital.
INFLAMACIONI I VESHIT TË MESËM është gjendje e cila mesatarisht paraqitet një herë te një e treta e fëmijëve deri në moshën 2 vjeçare. Nëse nuk mjekohet mund të sjell deri te humbja ose zvogëlimi i dëgjimit. Paraqituni te pediatri.
TEMPERATURA E LARTË i lodh fëmijët dhe i shqetëson prindërit. Megjithatë, kjo është shenjë se ka filluar mbrojtja e organizmit nga agjensi kërcënues do të thotë se është aktivizuar sistemi imunologjik në organizimin e fëmijës. Prandaj mos shpejtoni t’u jepni ilaçe kur paraqitet temperatura e ngritur. Kujdes më të madh duhet të kushtoni kur bëhet fjalë për foshnjë të porsalindur me temperaturë të ngritur, duke pasur parasysh sistemin imunologjik të pazhvilluar dhe dispozitat e mëdha ndaj infektimeve. Nëse temperatura te ata është më e lartë se 38 gradë, imponohet nevoja nga mbikëqyrja e mjekut. Te foshnjat e porsalindura dhe fëmijët e vegjël temperatura më e lartë se 38.5 С, e cila zgjat më shumë se dy-tre ditë po ashtu është arsye për ta vizituar pediatrin.
TË VJELLIT. Shkaku më i sheshtë për vjellje te fëmijët e vegjël është infektimi virusal i zorrëve. Por, vjellja po ashtu mund të jetë simptomë e sëmundjeve më serioze si pneumonia, meningjiti ose inflamacioni i zorrës qorre. Shenjat për alarm janë: vjellje e shoqëruar me dhimbje koke, ose vjellje që zgjat më shumë se 24 orë, si dhe dhimbje stomaku dhe tëmth ose gjak në masën e vjellë. Episodet e shumta të vjelljes do të pushojnë vetë, por në raste të caktuara fëmija duhet me kujdes të pijë lëngje që të mos dehidrojë.
DEHIDRIMI karakterizohet me lëkurë të thatë, buzë të plasaritura, shqetësim dhe lodhje. Në rast të tillë fëmijëve duhet t’i jepet tretje për re-hidritim, që përmbajnë sasi të balancuara të kripës, sheqerit dhe mineraleve. Për sukses më të madh, lëngu duhet të jepet gradualisht që të shmanget vjellja e serishme për shkak të lukthit të shqetësuar. Dehidrimi është i rrezikshëm, sepse mund të sjellë deri te pushimi i punës së veshkave, damlla e deri në vdekje: rastet e rënda duhet të hospitalizohen për ri-hidrim intravenoz.
DIARREJA është simptoma më e shpeshtë gjatë infektimit virusal të zorrëve në moshën fëmijërore. Zakonisht pushon vetë për disa ditë. Nëse është më i shprehur ose i shoqëruar me vjellje, mund të sjellë deri te dehidrimi. Në rast të tilla krahas probiotikëve i domosdoshëm është re-hidrimi i organizimit të fëmijës. Nëse rastet kur diarreja zgjat më shumë se dy-tre ditë, dhe/ose nëse paraqiten jashtëqitje të shumta, paraqituni te pediatri.
DERMATITI – shpesh është prezent në periudhën e dhënies gji, veçanërisht në të ashtuquajturën “pjesë të pelenave”. Shkaku është kontakti i vazhdueshëm me ekskretet e zeza (urina dhe jashtëqitja), si dhe me vetë materialin prej të cilave janë bërë pelenat. Prandaj edhe gabimi më i vogël në kujdesin e lëkurës në periudhën derisa i jepni gji sjell deri te inflamacioni i lëkurës në atë pjesë.
RËNIA e foshnjës ose fëmijës së vogël nga lartësia më e lartë se lartësia e krevatit çdo herë duhet të vëzhgohet me kujdes. Vjellja që nuk pushon, marrje mendsh dhe ecje e pasigurt, si dhe ndryshim i vetëdijes, përgjumësi, flasin për dëmtim të trurit dhe kërkojnë mbikëqyrje urgjente mjekësore.
ECËN, FLET, MË VONË; RRITET MË NGADALË. Disa vonesa në zhvillimin e fëmijës thjesht janë rezultat i pasqyrës së thjesht nëpër të cilin zhvillohet fëmija juaj, edhe nëse nuk mbetet shumë prapa moshatarëve, nuk duhet të jetë shkak për brengë.
NGËRÇE NË STOMAK. Ekzistojnë më shumë arsye për paraqitjen e tyre. Zakonisht paraqiten në periudhën e njëjtë gjatë ditës. Fëmija qanë në mënyrë intensive deh nuk qetësohet kur ushqehet me qumësht. Zakonisht ka gazra dhe pas lirimit të tyre vjen deri te qetësimi i dhimbjes.
Rekomandime nëse foshnja pi qumësht lirë nga gjiri:
– Nëna të mbajë llogari për ushqimin e saj. Në të vërtetë, ushqimi dhe pijet e caktuara (pijet me gaz, kafe në sasi të mëdha, çokollatat, ushqimi me mëlmesa…) mund të sjellë deri te paraqitja e ngërçeve te foshnja. Me shmangien e tyre reduktohen ngërçet.
– Nëse foshnja thithë në të njëjtën kohë nga të dy gjinjtë, më mirë është ta zbrazë njërin gji, e pastaj t’i ofrohet gjiri tjetër. Te foshnjat që thithin shpejt dhe nuk ngopen duhet të ketë kujdes nga gëlltitja e madhe e ajrit, që është shpesh për fryrje dhe kolike abdominale.
– Eliminoni pirjen e cigares në ambientin afër fëmijës, ndërsa gjithsesi edhe nëna t’i shmanget pirjes së cigars
– Vendosni pelenë të ngrohur rreth stomakut të foshnjës
– Bëjini banjë në ujë të ngrohtë
– Vendoseni foshnjën të shtrihet në stomak
– Shmanguni ngarkimit të stomakut të foshnjës
– Ushtroni me këmbët e foshnjës sikur vozitë biçikletë
– Jepni çaj prej koperi dhe ndonjë nga pikat për reduktimin e ngërçeve abdominale.