Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sa kohë i duhet trupit të gruas ta marrë veten pas lindjes?

Këshilla për shtatzëna 16/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sjellja e fëmijës në jetë shkakton shumë tronditje në trupin e gruas. Edhe pse disa nëna ia dalin ta lënë spitalin 2- 3 ditë apo edhe 24 orë pas lindjes, procesi i marrjes së vetes, veçanërisht i rikthimit të trupit në gjendjen e mëparshme, zgjat shumë më shumë.

“Anabel” ka renditur ndryshimet që pëson trupi dhe koha që i duhet atij për t’u vetëshëruar.

Barku

Yndyra nënlëkurore në zonën e barkut rritet ndjeshëm gjatë shtatzënisë pasi mbron embrionin nga faktorët e jashtëm. Po kështu ndryshimet hormonale dhe ushqimi i palimituar e nxisin akoma më shumë procesin. Kjo është arsyeja përse gjendja e barkut të gruas fill pas lindjes varet nga sa kile ka fituar gjatë shtatzënisë. Pas lindjes, ai që njihet si zvogëlimi apo “shfryrja e barkut” vjen vetëm pas 6- 8 javëve. Nëse lindja ka qenë cezariane duhet akoma më shumë kohë. Nëna mund të fillojë të bëjë ushtrime fizike 1.5- 2 muaj pas lindjes. Në të kundërt do t’i duhen 1- 2 vite për të risjellë në vete muskujt e barkut.

Gjoksi

Pas lindjes përmasat e gjoksit dyfishohen. Thithkat dhe zona përreth tyre bëhen më të errta, enët e gjakut më të dukshme, lëkura hollohet dhe për shkak të ngarkesës gjoksi mund të varet. Sa më e re të jetë nëna, aq më elastike janë indet e saj. Për më tepër, nëse gjinjtë e gruas janë stërvitur para shtatzënisë do të duhet shumë më pak kohë për të sjellë në formë gjoksin. Për fat të keq, nuk është gjithmonë  e mundur të rikthehesh në formën fillestare të “vajzës”, por nëse një grua i ushtron vazhdimisht muskujt e gjoksit, rezultatet do të jenë shumë të mira. E rëndësishme është që gjatë gjithë kësaj kohe ta masazhoni gjoksin, të bëni ushtrime dhe të konsumoni sa më shumë vitaminë A, B,C për të ruajtur elasticitetin dhe bukurinë e tyre.

Sistemi muskulor- skeletik

Gjatë shtatzënisë, për shkak të ngarkesës së madhe nëna ndjen vazhdimisht dhimbje kockash, nyjesh dhe muskujsh. Në shpinë, në kockat e legenit dhe gjymtyrët e poshtme presioni është i lartë! Pas lindjes, për ta rimëkëmbur veten nënës i duhen 3- 4 muaj. Gjatë kësaj periudhe do të vazhdojë të ndiejë dhimbje por më vonë, përgjithësisht, gjithçka normalizohet.

Mitra

Mitra pëson ndryshime drastike gjatë shtatzënisë dhe procesit të lindjes. Pesha e mitrës së një gruaje që ende nuk ka lindur zakonisht është 40- 60 g, ndërsa një gruaje që ka lindur, 80g. Ndërkohë menjëherë pas lindjes, mitra e gruas peshon afro 1 kg. Fundi i mitrës ndodhet pranë kërthizës, arsye kjo përse një nënë që sapo ka lindur, ende për disa ditë në vijim duket sikur është akoma shtatzënë. Pas shkëputjes së placentës, mitra ngjason si një plagë në sipërfaqe, e cila e shëron veten në 9- 10 ditët në vijim. Gjatë 3- 7 ditëve të para ka gjakderdhje të shumta që nisin e zvogëlohen gradualisht. Pas 10 ditëve mitra zvogëlohet 2- fish. Përfundimisht, pas 1.5- 2 muajve mitra do të marrë peshën e saj normale, 50- 80 g.

Menstruacionet

Përgjithësisht, nëse nëna nuk e ushqen me gji fëmijën do t’i rikthehen menstruacionet, 6- 8 javë pas lindjes. Në të kundërt, nëse fëmijën e ushqen me gji, periodat do t’i rikthehen pas përfundimit të gjidhënies (nuk është e thënë!).

Vagina
Shumë gra i tremben lindjes natyrale pasi shqetësohen për madhësinë që vagina e tyre do të marrë pas lindjes duke ndikuar kështu në intimitetin mes çiftit. Mos u shqetësoni, vagina është muskul dhe formën e humbet përkohësisht. Shërimi i plotë i saj vjen 6- 8 javë pas lindjes. Gjatë kësaj periudhe mund të bëni disa ushtrime specifike që ndihmojnë në shërimin e shpejtë të muskujve vaginalë: thjesht shtrydhni dhe relaksoni muskujt e vaginës 15- 20 herë. Ushtrimin përsëriteni 5 herë në ditë.

Artikulli paraprakÇfarë duhet të dini për infertilitetin mashkullor: Shkaktarët dhe parandalimi
Artikulli i rradhës 6 ushqimet që luftojnë infeksionet vaginale, i keni të gjitha në shtëpi

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.