Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Të bërtiturat dhe dhuna verbale dëmtojnë fëmijët

Këshilla për shtatzëna 20/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Problemet që lidhen me ndëshkimin fizik të prindërve ndaj fëmijëve janë të njohura, por edhe prindërit që kurrë nuk përdorin dhunë fizike, mund t’i dëmtojnë shumë fëmijët përmes dhunës verbale.

Një studim i kryer nga Universiteti i Pitsburgut dhe Universiteti i Miçiganit, zbulon se pasojat nga kjo lloj disipline e ashpër verbale janë në fakt shumë më të mëdha se sa prindërit mund të mendojnë. Prindërit që u bërtasin fëmijëve dhe përdorin një gjuhë të ashpër, duhet të rishikojnë strategji të tjera disiplinuese.

Një rreth vicioz

Zakonisht kur fëmijët sillen keq, prindërit fillojnë t’ju bërtasin dhe të përdorin gjuhë të ashpër, me qëllim që t’i disiplinojnë fëmijët. Në fakt ndodh e kundërta. Fëmijët do të sillen më keq dhe prindërit do të ashpërsojnë tonet, duke bërë që situata të dalë nga kontrolli.

Është një rreth vicioz,” tha autori i studimit Ming-Te Wang. “Sjelljet problematike nga fëmijët krijojnë dëshirën për të dhënë disiplinë të ashpër verbale, por kjo disiplinë mund t’i shtyjë fëmijët drejt sjelljeve më të këqija.”

Prindërit mund të përdorin kërcënime verbale duke bërtitur; ose të përpiqen të marrim vëmendjen duke mallkuar fëmijët; të përdorin poshtërimin përmes ofendimeve të ndryshme.

Wang dhe bashkëautorja Sarah Kenny zbuluan se disiplina e ashpër verbale shpesh lidhet me rritjen e niveleve të agresivitetit dhe problemet ndërpersonale te fëmijët. Dhuna verbale bën që fëmijët të ndihen të refuzuar dhe të mendojnë se prindërit nuk i vlerësojnë, duke rezultuar në një efekt të fortë negativ në pikëpamjen e fëmijës për botën, familjen e tyre dhe marrëdhëniet shoqërore.

Kur prindërit veprojnë me armiqësi ndaj një fëmije, fëmija priret të bëhet më i egër, më irritues dhe më i guximshëm. Shpesh bëhet i dyshimtë ndaj prindërve të tij të zemëruar, duke ndier nevojën për të mbrojtur veten, gjë që shpesh sjell sjellje të këqija.

Disiplina e ashpër verbale gjithashtu rrit depresionin për shkak të besimit të fëmijës se ata janë “të padobishëm”, “pavlefshëm” ose “inferiorë”, siç mund të sugjerojnë kritikat e ashpra të prindërve të tyre.

Ndonjëherë, prindërit mund të jenë shumë të dashur dhe njëkohësisht kur fëmija sillet keq, të përdorin të folurën e ashpër. As në këtë rast, dëmi nuk është më i i vogël. Sado të dashur, të afërt të jeni me fëmijën, kjo nuk e zhbën dhunën verbale.

Konkluzionet e studimit ishin të qarta. Dhuna verbale, të bërtiturat e ofendimet nuk ndihmojnë. Disiplina e ashpër verbale jo vetëm që nuk është efektive, por në të vërtetë i bën gjërat më keq dhe krijon probleme psikologjike potencialisht afatgjata për fëmijët dhe dëmton marrëdhëniet prind-fëmijë.

Prindërit që duan të ndryshojnë sjelljen e fëmijës së tyre do të bënin më mirë të komunikonin me ta në një nivel të barabartë, duke shpjeguar shqetësimet dhe arsyetimin ndaj tyre.

Artikulli paraprakSHSIMP zgjedhë Besarta Pelaj nënkryetare të Sindikatës
Artikulli i rradhës Si t’i mësoni fëmijët të përshtaten me syzet optike?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.