Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë ndodh pas operacionit cezarian dhe si ta merrni veten plotësisht

Këshilla për shtatzëna 20/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Woman's abdomen.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vitet e fundit në mbarë botën po rritet ndjeshëm numri i grave që për arsye të ndryshme zgjedhin të lindin fëmijët e tyre me këtë metodë.

Por çfarë duhet të keni parasysh nëse bëni një lindje të tillë dhe si ta merrni veten shpejt pas saj?

Së pari ju tregojmë hapat se çfarë ndodh ekzaktësisht pas një operacioni cezarian:

Ora e parë – Urime, ju jeni një nënë tani! Sapo operacioni juaj të ketë përfunduar, mjekët ju transferojnë në repartin e vëzhgimit, ku ju ndjekin mamitë, të cilat mbajnë nën kontroll shëndetin tuaj. Një kateter që do t’ju vendoset do të mundësojë që të mos shqetësoheni për të shkuar në banjë për të urinuar. Nëse gjithçka është normale, ju mund të filloni menjëherë të ushqeni me gji fëmijën tuaj.

Dita 1:

Nëse nuk keni komplikacione, do të zhvendoseni në repartin normal. Ju do të lejoheni të pini lëngje. Në disa raste, mjeku mund t’ju kërkojë të konsumoni ushqim të gatuar por të butë.

Nëse shërimi juaj po shkon mirë, mjeku mund t’ju kërkojë që të ngriheni dhe të lëvizni pak.

Dita 2:

Kateteri do të hiqet dhe kjo është një mënyrë delikate për t’ju thënë se duhet të ecni, edhe nëse bëhet fjalë që të shkoni deri tek tualeti. Pas ditës së parë, gjinekologët rekomandojnë rritjen e aktivitetit sa më shpejt që të jetë e mundur, pavarësisht se kjo mund të jetë dhimbshme.

Dita 3:

Lajmi i mirë është se ju mund të bëni një dush tani por nuk duhet të përdorni sapun aromatik apo deodorant. Për më tepër tani mund të konsumoni ushqim normal.

Dita 4:

Në këtë ditë ju duhet t’i keni thënë “lamumirë” spitalit. Zakonisht nënat që lindin në mënyrë natyrale dalin ditën e dytë nga spitali por në një lindje me operacion cezarian zgjat pak më shumë qëndrimi në spital. Mjekët mund të heqin kapëset apo penjtë edhe pse një pjesë tjetër e tyre treten vetë.

Zbritja dhe ngjitja e shkallëve janë disa aktivitete që do ju duhet t’i shmangni në këtë periudhë.

Java e 2:

Koha për kontrollin tek mjeku. Ai do të shqyrtojë plagën dhe do të kontrollojnë për çdo shenjë se diçka nuk po shkon siç duhet.  Ju mund të “bombardoni” mjekun tuaj me pyetje në këtë periudhë.

Deri në fund të javës së dytë, duhet të jeni në gjendje të ecni më larg se sa keni mundur të ecni deri tani.

Java e 4:

Ju keni bërë përparim të madh në shërimin tuaj. Në këtë moment  mund të ecni më larg, ndërsa sekrecionet vagiale dhe gjakderdhja janë ulur. Por mos prisni që të jeni në gjendje normale. Ashtu si çdo shtatzëni, edhe çdo shërim është gjithashtu unik. Mos e krahasoni shërimin tuaj me dikë tjetër, sepse rikuperimet tona ndryshojnë si gjenetika jonë dhe krahasimet vetëm sa do t’ju pengojnë.

Java e 6:

Rimëkëmbja e plotë pas një operacioni cezarian pa komplikacione mund të zgjasë nga katër deri në gjashtë javë.

Mitra juaj tani është kthyer në madhësinë e saj origjinale, dhe ju mund të filloni të bëni seks.

Megjithëse, disa gra mund të kenë dhimbje nëse bllokohen përgjatë prerjes, por për pjesën më të madhe plaga shërohet në këtë moment dhe ju mund të rifilloni të gjitha aktivitetet normale.

Këshilla pas operacionit cezarian:

Jini të durueshme. Në varësi të gjendjes suaj të rikuperimit, mjeku juaj do t’ju rekomandojë se sa duhet të lëvizni. Mos prisni që të ngriheni dhe të vraponi 6 javë pas operacionit tuaj. Durimi është çelësi për një shërim të hershëm.

Mos ngrini asnjë objekt. Penjtë e plagës mund të hapen dhe mund të pësoni infeksione. Prisni derisa të hiqni penjtë ndërkohë kërkojini bashkëshortit t’ju ndihmojë.

Qetësuesit. Mos u shqetësoni! Mjeku e di se ilaçet që do të merrni mund të ndikojnë në qumështin tuaj të gjirit dhe ai do të sigurohet që ilaçet e këshilluara të jenë të sigurta për fëmijën tuaj.

Ushqimi me fibra të pasura.Kapsllëku është një nga efektet e padëshiruara anësore pas operacionit cezarian. Pra, përfshini në dietë shumë sallata dhe fruta të freskëta, për të zbutur mbetjet ushqimore dhe për të zvogëluar tendosjen në zorrët tuaja.

Kujdesi i plagëve. Kjo pjesë është mjaft e qartë, apo jo? Ju duhet të kujdeseni për plagën, dhe të siguroheni që të mos ekspozoheni ndaj baktereve që shkaktojnë infeksione. Prerja do të lërë një plagë, prandaj sigurohuni që ju mos e infektoni atë

Artikulli paraprakZbulohet shkaktari pse foshnjat po lindin me koka të vogla
Artikulli i rradhës Si t’ia mësoni vetkontrollin fëmijëve tuaj përmes lojës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.