Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndryshimet në trup që tregojnë se keni kancer të gjirit

Femina 24/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Trupat e grave gjithmonë ndryshojnë. Ndonjëherë ndryshimet që duken normale mund të jenë shenja të kancerit. Simptomat e reja tregojnë se diçka ka ndryshuar në trupin tuaj dhe duhet me patjetër të kuptohet domethënia e këtyre shenjave.

1. Ndryshimet e gjirit
Shumica e gjendrave të gjirit nuk janë kancer, por mjeku juaj gjithmonë duhet t’i kontrollojë ato. Duhet të shikojmë edhe këto ndryshime: Lëkura shumë e rrudhosur; Thithkat që kthehen nga brenda; Rrjedhja e tyre; Skuqje ose theksim i venave të gjakut në gji;

2. Fryrje
Nëse simptomat tuaja nuk përmirësohen me kalimin e kohës, ose nëse ndodhin edhe humbje të mëdha në peshë ose gjakderdhje, shikoni një mjek. Fryrja konstante mund të jetë një shenjë e kancerit, duke përfshirë gjoksin, zorrën e trashë, sistemin gastrointestinal, ovarian, pankreasin, ose mitrën.

Në varësi të simptomave të tjera, do t’i nënshtroheni testeve të cilat mund të përfshijnë një provim pelvik, si dhe teste gjaku, një mamografi, një kolonoskopi, një CT ose ultratinguj, për të kërkuar shkakun e problemit.

3. Gjatë periudhës së ciklit
Nëse jeni ende me cikël dhe vëreni se fluksi i gjakut nuk është pjesë e ciklit tuaj të zakonshëm mujor mund të ketë shumë shkaqe, por mjeku juaj do të dëshirojë të përjashtojë kancerin e endometrit (kanceri i shtresës së mitrës).

Gjakderdhja pas menopauzës nuk është normale dhe duhet të kontrollohet menjëherë.

4: Ndryshimet e lëkurës
Një ndryshim në madhësinë, formën ose ngjyrën e një kokrre, si dhe zhvillimin e njollave të reja, janë shenjat e zakonshme të kancerit të lëkurës. Shihni mjekun tuaj për një kontroll të plotë dhe ndoshta një biopsi.

5. Gjaku në urinë
Bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni duke gjakderdhur nga një pjesë e trupit tuaj që normalisht nuk ndodh, sidomos nëse gjakderdhja zgjat më shumë se një ditë ose dy, thotë Meyers.

Jashtëqitja e përgjakshme është shpesh nga hemorroidet, por gjithashtu mund të jetë simptomë e kancerit të zorrës së trashë. Urina me gjak është zakonisht shenja e parë e kancerit të fshikëzës ose veshkave, thotë Herbert Lepor, MD, një urolog në Langone të NYU.

Artikulli paraprakNjë infermiere kujdeset për 20 foshnje të posalindura në QKUK
Artikulli i rradhës Mjeku shqiptar kritikon shtetin: Dy kolegë u arrestuan për një vdekje të shkaktuar nga TEP

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.