Pranvera është stina kur anemia tek fëmijët shfaqet më se lehti.
Anemia shfaqet për shkak të paftësisë së gjakut të transferojë okzigjenin nëpër tërë organizmit; po ashtu shfaqet edhe nga zvogëlimi I rruazave të kuqe të gjakut, transmeton GazetaShneta.
Tek fëmijet deri në moshën 1 vjeçare anemia mund të shfaqet për shkak të mungesës së ushqimeve me hekur.
Si ta identifikoni?
Nëse fëmija juaj është anemik këtë mund ta vëreni përmes humorit të tij I cili do të jetë I luhatshëm dhe jo i mirë; kanë frymëmarrje të vështirësuar e po ashtu lodhen shpejtë, përcjellë “Mother.ly”.
Simptoma tjera:
– Lëkurë e zbehtë
– I painteresuar të luajë
– Apetit i dobët
– Djersitja e shtuar
Për të përmirësuar gjendjen anemike të të voglit tuaj ju duhet t’i ushqeni ata me shujta të pasura me hekur.
Disa prej ushqimeve që e përmbajnë këtë element janë:
– Mishi (duhet të jetë i freskët)
– Perimet e gjelbra: spinaqi, lulakra, panxhari etj
– Pemët me vitamin C
– Bishtajat: bizelet, fasulet, borania etj. /GazetaShneta/