Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta kuptoj nëse kam mungesë hekuri pas lindjes?

Këshilla për shtatzëna 30/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndjenja e lodhjes dhe në përgjithësi mungesa e disponimit, ndonjëherë janë shenjat kryesore se ju nuk jeni duke marrë hekur mjaftueshëm.

Problemi është se shumica e nënave të reja ndihen të lodhura. Dhe mund të ndiheni jo në humor për shkak të fazës pas lindjes ose shumë sfidave me të cilat duhet të përballeni me të porsalindurin.

Është normale të keni pak mungesë hekuri pas lindjes. Lindja, dhe gjakderdhja vaginale që ndodh gjatë gjashtë javëve të para, ka tek shumica e nënave këtë efekt.

Megjithatë, nivelet e hekurit kanë gjasa të kthehen në normalitet kur trupi juaj rimëkëmbet nga lindja, me kusht që të ndiqni një dietë e ekuilibruar me shumë ushqime të pasura me hekur.

Është e rëndësishme që të mbani lart nivelet e hekurit. Trupi juaj ka nevojë për hekur për të prodhuar hemoglobinë, e cila ruan dhe mbart oksigjen në qelizat e kuqe të gjakut.

Duke pasur sasi të ulët hekuri, ju nuk do të jeni në humor dhe kjo mund ta bëjë më të vështirë për ju lidhjen me fëmijën.

Mungesa e hekurit mund t’ju bëjë të ndiheni e irrituar dhe të bëheni më të ndjeshme ndaj depresionit postnatal. Lodhja mund të bëjë gjithashtu më të vështirë ushqyerjen me gji.

Ka dy lloje ushqimesh të pasura me hekur:

Mishi i kuq, peshku dhe shpendët përmbajnë hekur, i cili përdoret lehtësisht nga trupi juaj.

Frutate thata dhe perimet jeshile të errëta që përmbajnë një lloj hekuri (jo hemik) që absorbohet pak më me vështirësi nga trupi.Vitamina C ndihmon trupin tuaj të absorbojë hekurin jo hemik në ushqim. Pirja e lëngut të portokallit ose ngrënia e frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C, të tilla si speci ose kivi gjatë ngrënies, do të ndihmojnë në absorbim.

Shmangni pijen e çajit dhe kafes me ushqim, meqë ato përmbajnë polifenole, të cilat e bëjnë më të vështirë për trupin tuaj që të absorbojë hekurin nga ushqimi.

Artikulli paraprakEdhe 1 cigare në ditë gjatë shtatzanisë vë në rrezik fëmijën kur të lindë
Artikulli i rradhës Si ndikojnë të qeshurat e forta gjatë shtatzanisë?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.