Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Agjërimi dhe shtatzënia: Cilat janë rreziqet shëndetësore?

Këshilla për shtatzëna 07/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Muaji i Ramazanit është muaj i shenjtë për besimtarët e islamit dhe është periudhë kur ata agjërojnë për një muaj.

Por, ky muaj mund të ndodh që të jetë në fazën kur jeni shtatzëne. Nëse jeni shtatzëne dhe keni dëshirë të agjëroni, atëherë me siguri se e keni një dyshim: a është i rrezikshëm agjërimi gjatë shtatzënisë?

Studimet thonë se agjërimi, veçanërisht gjatë shtatzënisë, mund të ketë efekte afatgjate për beben në vitet e mëvonshme të jetës, transmeton Telegrafi.

A është i sigurt agjërimi gjatë shtatzënisë?

Thënë më thjesht, nuk ka ndonjë përgjigje të qartë sepse nuk ka ndonjë hulumtim konkret që tregon se si agjërimi gjatë shtatzënisë mund të ndikojë te nëna apo te bebja.

Sidoqoftë, disa studime raportojnë se bebet e lindura nga shtatzënat që kanë agjëruar mund të kenë probleme shëndetësore më vonë në jetë.

Si ndikon agjërimi gjatë shtatzënisë te bebja në mitër?

Megjithëse agjërimi nuk ndikon te bebja në mitër, faktikisht mund të ketë pasoja afatgjate.

Hulumtimet kanë zbuluar dy hipoteza sa i përket efekteve të fetusit:

–  Peshë më të ulët të bebes. Mungesa e ushqimit gjatë agjërimit mund të ketë efekte në rritjen e fetusit. Gjithashtu, organet të cilat janë duke u zhvilluar mund të dëmtohen përjetësisht. Kjo mund të ndodh për shkak të mungesës së vlerave ushqyese. Efektet të cilat bebja mund t’i vuajë më vonë në jetë përfshijnë problemet me veshka, tipin 2 të diabetit, sëmundjet e zemrës, etj.

– Dëmtim të aftësive kognitive. Mungesa e vlerave ushqyese gjatë agjërimit mund ta rritë nivelin e hormonit, e kjo pastaj të shpie në dëmtim të aftësive njohëse te bebja.

A duhet të agjërojnë gratë shtatzëna gjatë Ramazanit?

Shtatzënat duhet të përpiqen të mos agjërojnë gjatë Ramazanit sepse mund ta vënë në rrezik shëndetin e bebes.

Megjithatë, nëse veç vendosni ta bëni këtë, atëherë sigurohuni të konsumoni shumë ujë dhe lëngje të pemëve të freskëta.

Gjithashtu, duhet t’i shmangni ushqimet me shumë sheqer dhe pijet me kafeinë.

Artikulli paraprakHoroskopi/09.07.2019
Artikulli i rradhës Trendi i ri: Nënat bëjnë make up në sallën e lindjes

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.