Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse rrjedhin gjinjtë gjatë shtatzënisë?

Këshilla për shtatzëna 07/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse gjinjtë tuaj rrjedhin lëng të bardhë, të verdhë ose pa ngjyrë, kjo tregon se trupi juaj po përgatitet të ushqejë fëmijën me gji.

Zakonisht gjinjtë tuaj fillojnë të rrjedhin në fund të tremujorit të tretë, por mund të ndodhë në çdo kohë pas pesë apo gjashtë muajsh shtatzani.

Lëngu që vëreni quhet kulloshtër, i cili është pararendës i qumështit të vërtetë që do të filloni të prodhoni disa ditë pas lindjes. Kulloshtra është e pasur me proteina dhe përmban antitrupa që mbrojnë fëmijën tuaj nga infeksioni gjatë ditëve të tij të para në jetën reale.

Ju nuk do të jeni në gjendje të ndaloni rrjedhjet, por mund të vëreni se ato do bëhen më intensive, kur gjinjtë tuaj stimulohen si për shembull gjatë marrëdhënieve seksuale.

Nëse ju krijon bezdi në veshje, mund të mbani napa të holla poshtë reçipetave.

Por, nëse lëngu që del nga gjinjtë tuaj, fillon të duket i përgjakur, është mirë të shkoni te mjeku. Shumë herë, kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar; pasi shkaktohet nga ndryshimet e mëdha nëpër të cilat kalojnë kanalet e qumështit gjatë përgatitjes për laktacion.

Në shumicën e rasteve ato pastrohen pas lindjes dhe nuk ndikojnë në aftësinë tuaj për të ushqyer me gji.

Nëse nuk largohet brenda disa muajsh pas lindjes së fëmijës tuaj, mjeku mund të bëjë disa teste për të gjetur shkakun.

Artikulli paraprakTrendi i ri: Nënat bëjnë make up në sallën e lindjes
Artikulli i rradhës Si t’i zgjedhni sytjenat e duhura gjersa jeni shtatzënë?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.