Intervista e tij e parë si prind e shfaqë Princin Harry me një humor të ngazëllyer prej babai.
Ai ka bërë këtë lajmërim para mediave duke njoftuar tërë botën se gruaja e tij, Dukesha Meghan Markle ka lindur një djalë të shëndoshë, transmeton GazetaShneta.
“Jam shumë i entuziasmuar të njoftoj se Meghan dhe unë jemi bërë prindër të nëj djali të vogël dhe të shëndetshëm. Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë. Do të jem gjithmonë i mahnitur me gjërat që gratë arrijnë t’i bëjnë. Jemi të mrekulluar”, ka thënë ndër të tjera Princi Harry.
Ai është pyetur edhe për emrin e fëmijës por Harry bëri të ditur se ende nuk kanë vendosur për një akoma, përcjellë “Sky News”.
Kjo është hera e parë që Mbretëria Angleze ka bërë një njoftim të hapur rreth lindjes së një foshnje mbretërore. Më parë gjithcka ishte mbajtur sekrete deri në momentin e lindjes, ku më pas opinion publik ishte njoftuar përmes një komunikate për shtyp. Ndëra prindërit nuk janë lejuar të bëjnë paraqitje publike.
Tani përkundrazi, Princi Harry kishte zgjedhur oborrin e Pallatit Mbretëror që të njfotonte botën për lajmin më të ri. Ai në fund ka falenderuar mediat e pranishme; e po ashtu ka bërë edhe një gjest humoristik duke falenderuar edhe kuajt për qëtësinë që mbajtën në sfond gjatë tërë intervistës. /GazetaShneta/
The Duke of Sussex announces his wife has given birth to a baby boy.
Follow the latest on the #royalbaby here: https://t.co/8KSPsa3ufS pic.twitter.com/xE4qo9Ct3v
— Sky News (@SkyNews) May 6, 2019