“Unë dua të bëhem një nënë argëtuese dhe e lumtur që i njeh fëmijët e saj dhe nevojat e tyre të vërteta” – të gjitha nënat e kanë menduar këtë gjë të paktën një herë në jetë.
Nuk ka të bëjë vetëm me ndjenjën e gëzimit dhe të qenit të kënaqur gjatë gjithë kohës, por për ndërtimin e një baze për një marrëdhënie të përjetshme. Sigurisht, ju gjithmonë do të jeni nëna e tyre, por asnjë nga nënat nuk kanë biletë të garantuar në zemrën e fëmijëve të tyre. Por kjo është ajo ku ju si nënë doni ta arrini në jetë… të rrini në vendin e tyre më intim, transmeton GazetaShneta.
Në këtë botë të çmendur, doni që fëmijët tuaj të mos hezitojnë kurrë të vijnë tek ju për çdo pyetje, sfidë dhe frikë që përjetojnë kështu që ju të mund t’i ndihmoni me dashuri.
“FamilyFacility” shkruan: Më lejoni të ju them, nëse jeni nënë e rreptë që vetëm i kritikoni, atëherë fëmijët tuaj nuk do të nxitojnë për tek ju për të kërkuar ndihmë rreth gjërave. Harrojeni!
Nuk po pretëndojmë që nënat duhet të bëhen shokë me fëmijët e tyre. Asesi. Ju jeni prindi i tyre dhe duhet respektuar si të tillë. Por duhet të provoni të bëheni më të mira dhe më të pranuara nga fëmijët tuaj.
Sigurisht, mund të ju ndodhë që fëmija ju nevrikosë aq shumë sa që të mos mundeni të mirreni me të me vullnet, atëherë provoni këto sjellje:
– Bëni biseda spontane dhe të pakufizuara për çfarëdo që mund t’iu pyesin. Mos i anashkaloni disa pyetje që mund t’iu vënë në siklet. Përkundrazi bëni pyetje dhe interesohuni me sinqerisht.
– Bëni pune dore kreative
– Bëni gara vrapi në park me fëmijët tuaj
– Shkoni për not në liqen ose pishina
– Luani me një kohë të caktuar video lojërat
– Gatuani së bashku. Lejoni fëmijët të bëjnë rrëmujë dhe më pas ta pastroni së bashku
– Tentoni të shkruani së bashku. Nuk ka problem nëse nuk ju vinë idetë më perfekte. Imagjinata e fëmijëve e bën të veten
– Bëni një aheng dhe vallëzoni si të çmendur
– Investoni në pasionet e tyre. Bleni ngjyra, fanella sporti, topa, litar etj. Kështu u dëshmoni se ju intereson hobi i tyre
– Bëni një parti-pizhama në mes të javës /GazetaShneta/