Kur gratë zbulojnë se janë shtatzënë atëherë mjekët i informojnë rreth shumë gjërave.
Pini më pak kafeinë, hani ushqim më të mirë, merrni më shumë gjumë – dhe sigurisht ndaloni pirjen e duhanit.
Por disa mund të konsiderojnë të konsumojnë cigare elektronike, duke besuar që ajo të jetë një alternativë më e mire, transmeton GazetaShneta.
Hulumtuesit nga Universiteti Iowa, të udhëhequr nga Dr. Wei Bao, një profesor asistent i epidemiologjisë, zbuluan se 14 për qind e grave amerikane të moshës riprodhuese që nuk janë shtatzënë tymosin cigare konvencionale (cigare e mbështjellur).
Megjithëse produktet elektronike janë konsideruar si një alternativë më e mirë për cigaret konvencionale, dhe në disa raste si një mënyrë më e lehtë për ndërprerjen e pirjes së duhanit, shumë ekspertë ende sugjerojnë që gratë shtatzëna të shmangin cigaret elektronike, përcjellë “Mother.ly”.
Përdorimi i cigareve në mesin e grave shtatzëna është më e ulët se përdorimi në mesin e grave jo shtatzëna, por normat e përdorimit të cigareve nga e dyja grupet janë praktikisht identike.
Kjo mund të ketë pasoja të padëshiruara.
Ndërsa përdorimi i cigareve elektronike është në fillimet e tij, studimet e hershme sugjerojnë se ato nuk janë të padëmshme, veçanërisht për nënat me fetuse në rritje. Për këta njerëz, ndërprerja e pirjes së duhanit është ende një qëllim i rëndësishëm. /GazetaShneta/