Ftohjet dhe kollitet janë të zakonshme tek fëmijët e vegjël. Ekspozimi ndaj mikrobeve dhe luftimi i tyre ndihmon fëmijët të zhvillojnë sistemet imunitare.
Kollitja e rregullt mund të zgjasë deri në dy javë. Shumë kollitje janë për shkak të viruseve të zakonshëm që nuk kanë shërim. Përveç nëse një kollë është ekstreme ose vjen me simptoma të tjera të rënda; por gjithmonë zgjidhja më e mirë është të iu ofroni ndihmë në kushtet e shtëpisë, transmeton GazetaShneta.
Trajtimi i kollitjes duhet të synojë ta mbajë fëmijën tuaj të hidratuar, të relaksuar, dhe duke fjetur mirë. Nuk është e rëndësishme të përpiqesh të ndalosh vetë kollitjen, përcjellë “Huffington Post”.
Kushtojini vëmendje zërit të kollës së fëmijës tuaj për t’ju ndihmuar të zgjidhni ilaçin më të mirë në shtëpi dhe kështu që ju të shpjegoni kollën saktësisht një doktori. Për shembull:
– Kollë e thellë që vjen nga gjoksi. Është e mundshme për shkak të mukozëz në kanalet e frymëmarrjes
– Kollë e ngushtë që vjen nga fyti i sipërm. Mund të jetë për shkak të një infeksioni dhe ënjtje rreth laringut (kuti zanore)
– Kollë e butë me nuhatje. Kjo mund të jetë për shkak të pikimit post-nazal nga mbrapa fytit të fëmijës suaj
Ja 7 mënyra se si mund ta mjekoni fëmijët tuaj nëse kanë kollitje të vazhdueshme:
- Përdorni pika të kripura hundës
- Pijë të lëngshme ose ujë
- Mjaltë
- Lini të flejnë pa jastëk
- Mbani një ambient më ta lagshtë në dhomë. Ajri i thatë përkeqëson kollin
- Bëni një shëtitje të shpejtë në mot të ftohtë
- Përdorni vajëra esencialë
A mund të përdorni shurup kundër kollit?
Shurupi i kollit nuk rekomandohet për të vegjëlit apo për çdo fëmijë nën moshën gjashtë vjeç. Ky medikament zakonisht nuk është efektive në lehtësimin e simptomave të tyre.
Çdo kombinim i ilaçeve për trajtimin e më shumë simptomave ka të ngjarë që fëmijës t’i japin më shumë efekte anësore dhe të rrisin rrezikun e mbidozimit.
U jepni disa pika nga shurupi për fëmijët katër vjeç dhe më të vjetër për shkak se në moshë më të re ka rrezik të ngulfatjes.
Për fëmijët mbi moshën një vjeç, mund të provoni një recetë shtëpie për kollë që përmban mjaltë të tretur në ujë të ngrohtë dhe lëng limoni./GazetaShneta/