Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pse prindërit evropian nuk iu besojnë vaksinave

Jetë 14/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një në çdo 5 italianë, austriakë dhe rumunë besojnë se vaksinat nuk janë të rëndësishme Thuajse gjysma e evropianëve besojnë gabimisht se vaksinat shpesh sjellin pasoja anësore serioze. Kjo, sipas një sondazhi evropian që vjen në mesin e një rritjeje globale të rasteve të fruthit.

Kjo pason raportet se besimi te vaksinat ka rënë në disa pjesë të Europës, ndërsa grupet kundër vaksinave po fitojnë terren edhe në sferën politike. Koalicioni populist në Itali, vitin e kaluar pezulloi kërkesën që prindërit të provonin se fëmijët e tyre janë vaksinuar para se të fillojnë kopshtin apo parashkollorin.

“Rreth 48 për qind e të anketuarve janë dakord me idenë false se, vaksinat shpesh prodhojnë efekte anësore, – saktëson Eurobarometri, – krahasuar me 41 për qind, që me të drejtë thonë se jo”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se disa efekte anësore mund të regjistrohen shumë rrallë, aq sa rreziku nuk konsiderohet i qenësishëm. Një në çdo 5 italianë, austriakë dhe rumunë besojnë se vaksinat nuk janë të rëndësishme për mbrojtjen ndaj sëmundjeve.

E në të gjithë BE-në, një e treta e atyre që nuk vaksinohen thonë se nuk i shohin ato të nevojshme. Sidoqoftë, rreth 85% e europianëve besojnë se vaksinimi është një mënyrë efektive për të parandaluar sëmundjet infektive.

UNICEF paralajmëroi në mars se 98 vende të botës kanë raportuar më shumë raste fruthi në vitin 2018, krahasuar me një vit më parë, duke përmbysur progresin ndaj sëmundjes që është më ngjitëse sesa ebola, tuberkulozi apo gripi.

Artikulli paraprakMesazhi i burrit që humbi gruan nga depresioni pas lindjes
Artikulli i rradhës Ky është dallimi ndërmjet bebeve që lindin me operacion dhe atyre natyrale

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.