Të gjitha e dimë që dilema e madhe e shtatzënisë nuk mbyllet thjesht me një test që ka rezultuar negativ. Sepse ndodh që testet e shtatzënisë të mos japin gjithmonë përgjigjen reale, prandaj është shumë e rëndësishme të dini se ekzistojnë shenja të tjera që s’duhet t’ju shpëtojnë për të kuptuar se po, jeni në pritje të ëmbël.
Shenjat e mëposhtëme zakonisht ndodhin në 3 mujorin e parë të shtatzënisë.
- Periodat nuk vijnë.
Ndonëse është një nga shenjat thelbësore që e dimë të gjitha nuk mund të rrimë pa e përmendur. Edhe nëse testi rezulton jo pozitiv, vonesa e ciklit është një shenjë që tregon se mund të jesh në hapat e parë të shtatzënisë.
- Dhimbje muskujsh
Gjatë 3 mujorit të parë, gratë zakonisht kanë dhimbje muskujsh tek këmbët. Kjo sepse trupi juaj po pëson një ndryshim dhe muskujt bëhen më të dobët.
- Gjinj të ndjeshëm
Një tjetër simptomë që gratë vënë re është se ndjeshmëria e gjoksit rritet. Gjinjtë rriten, thithkan errësohen dhe herë pas herë dhëmbin.
- Lodhje
Nëse jeni shtatzënë, hormonet kanë nisur të bëjnë punën e tyre dhe ju ndiheni të lodhura. Sidomos gjatë 3 mujorit të parë.
- Të përziera
Ndjesia e sikletit në stomak gjatë mëngjeseve të muajve të parë është një shenjë që sigurisht nuk duhet t’ju shpëtojë.
- Neps
Është botërisht e ditur që grave u ndryshojnë preferencat gjatë shtatzënisë. Mos u habisni nëse papritur nuk doni ta shihni më me sy ushqimin tuaj të preferuar apo të keni neps për diçka që më parë nuk e konsumonit fare. Mos u shqetësoni. Jeni thjesht shtatzënë!
- Luhatje humori
Siç e thamë në fillim, trupi i një gruaje në hapat e parë të shtatzënisë ndryshon shumë. Kjo ndikon padyshim edhe në luhatjet e humorit.
- Ju duhet gjithnjë një tualet me vete
Gratë në fillim të shtatzënisë mund të urinojnë më shumë se çdo njeri tjetër.


