Noti mund të zvogëlojë rrezikun e mbytjes tek fëmijët mbi 4 vjeç edhe pse nuk përjashtohen rastet fatale për shkak të mungesës së kujdesit.
Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), mbytja është një shkak kryesor i vdekjes tek fëmijët e vegjël. Shumica e këtyre mbytjeve në fëmijët nën 4 vjeç ndodhin në pishinat e shtëpive. Nëse keni një pishinë, mësimet e notit të hershëm mund të jenë të dobishme, transmeton GazetaShneta.
Edhe foshnjat më të reja mund të mësohen të kenë aftësi noti. Por për foshnjat nën moshën një vjeçare, kjo nuk i mban ato më të sigurta nga mbytja, përcjellë “Health Line”
Edhe nëse fëmija juaj ka pasur mësime të notit, ata duhet të mbikëqyren gjatë gjithë kohës sa janë duke qëndruar në ujë.
Këto janë përfitimet nga noti:
– Përmirësohen aftësitë e nxënies
– Ulet rreziku për përmbytje në ujë
– Forcohet vetbesimi
– Zhvillimi i muskujve
– Përmirësohët balance trupor
– Gjum i rregullt dhe më i rehatshëm
– Rritet apetiti
Përderisa i keni marrë të gjitha masat e nevojshme kundër rrezikut dhe po ashtu I kushtoni vëmënejde fëmijës tuaj, noti në këto kushte është krejtësisht e sigurt.
Një përfitim tjetër për notin e foshnjave është se është një përvojë e mrekullueshme për lidhjen e prindit-fëmijë. Në botën tonë të trazuar dhe me ritme të shpejta, ngadalësimi i thjesht për të shijuar një përvojë së bashku është e rrallë.
Koha e notimit me foshnjat tona na sjell në momentin e të tadhmes duke u mësuar atyre aftësi jetësore të rëndësishme ju do të ndjeheni shumë më mirë me veten. /GazetaShneta/