Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrjetet sociale po ndihmojnë industrinë e duhanit të fusin në grackë një brez të ri të duhanpirësve

Jetë 23/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Korporatat e mëdha të prodhimit të duhanit po përdorin gjithnjë e më shumë mediat sociale për të gjetur mënyra të reja për t’i lidhur të rinjtë me pirjen e duhanit, duke anashkaluar dekadat e ligjeve që kufizojnë tregtimin e cigareve tradicionale tek të miturit.

Në qytetet e mëdha të botës si Rio de Janeiro, Kajro, Xhakarta dhe Milano, kompanitë e duhanit po organizojnë ahengje ekstravagante që janë kryekëput të projektuara për t’u lidhur me të rinjtë, transmeton Gazeta Shneta.

Shpesh duke shfaqur alkoolin, muzikën e gjallë dhe mikëpritëset atraktive, këto ngjarje luksoze nuk kursejnë asnjë shpenzim pasi kërkojnë të gjejnë blerës të rinj për produktet e tyre të duhanit.

Problemi? Ata ata që shkojnë në këto parti janë medoemos të rinj me mijëra ndjekës në Instagram të cilët paguhen të publikojnë foto duke pirë duhan ose duke inkuadruar disi brendin e cigareve në postimet e tyre, shkruan “The Conversation”.

Pastaj ndjekësit e këtyre figurave të përcjellura nëpër rrjete sociale manipulohen që të veprojnë njëlloj, duke u bërë të varur nga duhani edhe pa e ditur fare.

Kompanitë e duhanit gjithmonë kanë pasur aftësi për të gjetur mënyra krijuese për të përçuar mesazhin e tyre përmes marketingut tek të rinjtë.

Në vitin 1971, Kongresi i SHBA-ve ndaloi reklamat e duhanit nga televizioni dhe radio. Si reagim, kompanitë investuan shumë në reklamat dhe revistat në ambiente të jashtme. Në vitin 1997, përsëri u krijua një ligj që ndalonte duhanin në reklamat me stenda dhe afishe të mëdha jashtë. Si përgjigje, kompanitë e duhanit futën hundët në sponsorizimin e sportit, muzikës dhe ngjarjeve të tjera. Këso lloj sponsorizimi të ngjarjeve u ndaluan, me disa përjashtime, në vitin 2010, në të njëjtën kohë edhe kufizime më të gjera për marketingun e duhanit tek të rinjtë.

Por pa marrë parasysh mediumin, mesazhet shpesh ishin të njëjta: të gjejnë mënyra për të arritur duhanpirës të rinj dhe potencialë për të nisur duhanin.

Edhe pse mund të jetë e vështirë për qeveritë që të krijojnë rregullore të përditësuara sa I përket ndalimit të duhanit, ata duhet ta ndërmarrin dicka serioze që të parandalojnë normat globale të pirjes së duhanit dhe problemet e tyre shëndetësore.

Rrjetet sociale ofrojnë një avantazh të pabesueshëm në komunikimet që demokratizojnë komunikimet në mënyra të papara.

Megjithatë, kjo hapërsi është e lehtë për t’u shfrytëzuar nga agjentë me motive të dyshimta./GazetaShneta/

Artikulli paraprakEkziston një traumë e fshehur tek meshkujt infertilë
Artikulli i rradhës Të qani gjatë shtatzënisë, ja si ndikon tek fetusi

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.