Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria ia huqi në Spitalin “Sirona”, Gjykata liron të arrestuarit

Lajme 26/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Themelore e Prishtinës ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për arrest shtëpiak për dy mjekët e Spitalit “Sirona”, pasi ata u arrestuan nga Policia e Kosovës nën dyshimet për transplantim të paligjshëm të organeve dhe qelizave njerëzore.

“Deklarimi i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë se në spitalin tonë ka qenë një bastisje edhe një Prokuror i Shtetit, me ç’rast janë hasur gjurmë të transplantimit të jashtëligjshëm të organeve dhe qelizave njerëzore është absolutisht i pavërtetë”, thuhet në reagimin e Spitalit “Sirona”, transmeton Gazeta Shneta.

Lexoni reagimin e plotë të Spitalit “Sirona”:

Duke marrë shkas nga deklarimi për media i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me inspektimin e kryer nga Inspektorati  Shëndetësorë në Spitalin “Sirona”,  të cilët ishin të shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës, me respekt njoftojmë të gjithë pacientët e spitalit tonë dhe opinionin publikë se:

Ditën e Premtë, me 24 Maj 2019 rreth 15:00 në spitalin tonë është kryer një inspektim nga Inspektorati Shëndetësorë i Ministrisë së Shëndetësisë, të shoqëruar edhe nga Policia e Kosovës.

Objekt i këtij inspektimi ishte vetëm sektori i Frytëzimit  të Asistuar Mjekësorë (FAM), me ç’rast janë inspektuar  vetëm hapësirat që i takojnë këtij sektori dhe dokumentacionet përkatës.

Menaxhmenti  i spitalit “Sirona” ka ofruar bashkëpunim të plotë me zbatuesit e inspektimit dhe me kënaqësi konfirmojmë se përveç disa lëshimeve teknike që janë konstatuar me rastin e inspektimit , nuk është hasur asgjë e jashtëligjshme në këtë sektorë  apo ne spitalin “Sirona”.

Deklarimi i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë se në spitalin tonë ka qenë një bastisje edhe një Prokuror i Shtetit, me ç’rast janë hasur gjurmë të transplantimit të jashtëligjshëm të organeve dhe qelizave njerëzore është absolutisht i pavërtetë .

Pasaktësia e pretendimeve të Prokurorisë është konfirmuar edhe sot me vendimin e Gjykatës themelore në Prishtinë, me të cilin u rrëzua si e pabazuar kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për  dy mjekët e Spitalit tonë dhe të një mjekut të Spitalit Amerikan në Prishtinë.

Spitali “Sirona” garanton pacientët dhe të gjithë qytetarët se do të vazhdojnë me përkushtim punën për të qenë pranë tyre, në menyrë që të gjithë të marrin shërbimin e duhur shëndetësore, cilësorë dhe në kohë.

Artikulli paraprakDiabeti dhe agjërimi, çka duhet ditur
Artikulli i rradhës Moti sot

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.