Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatzënia më e vështirë gjatë stinës së verës, gjinekologët ju udhëzojnë si t’ia dilni

Këshilla për shtatzëna 29/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologët japin këshillat e vyera si t’i mbijetoni shtatzënisë më të vështirë, asaj të stinës së verës:

DEHIDRATIMI Të marrësh lëngje të mjaftueshme është veçanërisht e vështirë në muajt e nxehtë. Zakonisht duhet të pini dy litra lëngje çdo ditë, por në verë, duhet ta shtoni sasinë për çdo orë që kaloni në të nxehtë, sepse kaq janë dhe lëngjet që nxirrni jashtë trupit me anë djersitjes.

Provoni pijet me akull, si uji i ftohtë mineral, me lëng mangoje dhe lime. Mangoja ka shumë vitamina C dhe hekur.

FRYRJA Edemat mund të përkeqësohen gjatë verës, duke shkaktuar fryrje të kyçeve dhe këmbëve.

Për të ulur enjtjen ngrini këmbët lart, sa herë të mundeni, mbi tryezën e punës apo sallonit, nëse nuk ka njerëz rrotull. Përtypni lakërishte, selino, qitro ose copa të vogla majdanozi, të cilat mund të veprojnë si diuretikë natyralë.

VAPA E MADHE ! Ju djersitni tej mase, jeni fryrë shumë dhe era e djersës është e padurueshme.

Freskohuni, lahuni sa më shumë. Uji është miku më i mirë i nënave të ardhshme, ndaj mos iu ndani notit. Një zhytje pasditeve jo vetëm që ul temperature e trupit, por lehtëson stresin, organet e shtypura dhe gjithashtu vë trupin në lëvizje. S’keni pishina afër? Provoni ‘pishinat’ plastike për fëmijë. Për t’u ndjerë sa më rehat dhe freskët, zgjidhni veshje të gjera dhe me ngjyra të lehta. Veshjet e lirshme lejojnë djersën të avullojë, sidomos në pjesën poshtë dhe mes gjokseve, duke parandaluar skuqjet e padëshirueshme.

MËRZIA Cila është mënyra më e thjeshtë për të ruajtur temperaturën e duhur të trupit? Rrini brenda, në ambiente me ajër të kondicionuar. A do të thotë kjo mërzi pa fund? Jo domosdoshmërisht!

Nëse nuk e keni bërë akoma, abonohuni në TRING dhe ndiqni filmat komik, kanalet me tematikë udhëtimesh apo stil jetese, si kanali LIVING. Ose mund të merrni dvd. E mbani mend filmin “Babai i nuses”, ose “I vetëm në shtëpi”? Filmat komikë e romantikë janë një ide e mirë për t’ia kaluar bukur në shtëpi./Living

Artikulli paraprakKështu mund ta lehtësoni nxehtësinë përvëluese të menopauzës
Artikulli i rradhës Nëse nuk i trajtoni cistat në mitër rrezikoni komplikime serioze

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.