Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oftalmologu shqiptar tregon shenjat e gripit të syve

Jetë 29/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një irritim i syve, kruajtje, skuqje apo lotim i vazhdueshëm janë disa nga shenjat që dëshmojnë se mund të jemi prekur nga gripi i syve. Sëmundja nuk është gjë tjetër veçse infeksion i sipërfaqes së syrit që shkaktohet nga një agjent viral stinor.

Doktor Rubin Topi, mjek oftalmolog pranë poliklinikës së specialiteteve nr 1 në Tiranë thotë se kjo patologji ka njohur një përhapje befasuese në popullatë vitin e fundit, duke e krahasuar atë me një formë epidemie të pa hasur më parë. Po si ta dallojmë sëmundjen përpara se ajo të agravohet.

Gripi i syve përhapet lehtësisht nga njëri person tek tjetri përmes tështimës, spërklave të pështymës apo thjesht një shtrëngimi dore me të sëmurin, të njëjtën dorë që më pas fërkojmë sytë. Mjeku tregon se në shumë raste i është dashur të trajtojë me mjekime të gjithë anëtarët e familjes.

Doktor Topi e cilëson si tejet të gabuar vetëmjekimin në farmaci apo kura të dhëna nga mjekë jo specialist ndaj i bën apel popullatës t’i drejtohen menjëherë okulistit pasi në raste ekstreme gripi i syve provokon deri humbje të shikimit./dritare

Artikulli paraprakNë cilën javë fillon të shihet embrioni në ultrazë
Artikulli i rradhës Lorik Cana dhe djali i tij ‘kopje identike’

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.