Doktoresh Lira është vazhdimisht aktive në faqen e saj në facebook, për të këshilluar prindërit e rinj rreth mënyrave të duhura të sjelljes me fëmijët. Një pjesë e rëndësishme që ka prekur këtë herë është komunikimini përmes shprehjeve pasthirrma. Lexojeni vetë….
“Prindër, kujdes me përdorimin e shprehjeve pasthirma, “hë mo hë”, “hë, hë, mjaft”, “ho mi mo”,”ej”,që i përdorni kudo, me fëmijët, me njëri-tjetrin dhe të tjerëve. Kjo mënyrë të foluri, e juaja, shkakton një dëm të pariparueshëm te fëmijët. Kjo mënyrë të shprehuri, është keqpërdorim i gjuhës primitive, që prish urën ndërmjet gjuhës dhe fjalës. Dhe ura, ndërmjet gjuhës dhe fjalës, është mendimi. Kjo treshe do mirëmbajtur me kujdes dhe jo keqpërdorur pa përgjegjësi, siç ndodh shpesh. Kjo mënyrë e lë fjalën të shkëputur nga gjuha dhe dashur padashur fjala mbetet si një send dhe bosh. “Gjuha është e ardhme e qenies” thotë Heidegger, prandaj kini kujdes mos e keqpërdorni”./living


