Në krahasim me kohët e shkuara tani njerëzit janë duke jetuar më gjatë. Ndërsa ka pasur ngritje dhe ulje të dukshme, jetëgjatësia në përgjithësi është rritur vazhdimisht brenda viteve. Ajo është dyfishuar në dy shekujt e fundit.
Kjo rritje sipas shkencës po i atribuohet uljes së natalitetit të foshnjeve. Por që nga viti 1950, shkaku kryesor ka qenë reduktimi i vdekshërisë në moshat më të vjetra, transmeton GazetaShneta.
Rritja e jetëgjatësisë është vërejtur në shumë vende përfshirë Evropën Perëndimore, Amerikën e Veriut dhe Japoninë. Kjo ka kontribuar në një rritje të shpejtë të numrit të njerëzve shumë të moshuar – ata që jetojnë deri në 100, 110 ose më shumë vite, shkruan “The Conversation”.
Njerëzit të cilët arrijnë mosha të përparuara janë një grup i zgjedhur dhe dukshëm janë shumë të qëndrueshëm. Ndoshta për shkak të elasticitetit të tyre të brendshëm dhe të fiziologjisë së veçantë, ata janë më së miri në gjendje të përfitojnë nga përmirësimet në kushtet e jetesës dhe teknologjisë.
Një studim krahasues sugjeron disa gjëra interesante për disa kombe, veçanërisht ato vende me ekonomi në zhvillim. Këto rezultate tregojnë se jetëgjatësia mund të shtohet edhe më shumë nëse ndodhin përmirësime në trajtimet mjekësore në shëndetin e personave në moshë të vjetra. Nëse kjo do të ishte qasje globale, në të vërtetë, revolucioni i jetëgjatësisë njerëzore do të vazhdojë për njëfarë kohe.
Gruaja e parë e verifikuar supercentenare është Margaret Ann Neve e cila vdiq në vitin 1903 në moshën 110 vjeçare e dhjetë muaj dhe mbante rekordin si personi më I vjetër për pothuajse 23 vjet. Delina Filkins vdiq në vitin 1928 me 113 vjeç e shtatë muaj e cila mbajti rekordin për pak më shumë se 52 vjet.
Ndërsa personi I fundit më i vjetër që është regjistruar aktualisht është gruaja franceze Jeanne Calment, e cila vdiq më 4 gusht 1997 në moshën 122 vjeç e pesë muaj./GazetaShneta/