Vajzat e reja të cilat janë bërë nëna qysh në moshë të hershme janë më të prirura që të fillojnë moshën e tyre të mesme shumë më herët.
Nënat e reja të cilat kanë kryer lindjen e tyre të parë nën moshën 20 vjeçare rrezikhen që të kalojnë në menopauzë nga mosha 45 vjeçe, transmeton GazetaShneta.
Ato po ashtu mund t’iu nënshtrohen histerektomisë e cila ëhstë një ndërhyrje kirurgjikale që heq një pjesë të mitrës apo të gjitha pjesët e saj, përcjellë “The Conversation”.
Hulumtimet e kryera kanë nxjerrë në pah gratë qe kanë pasur simptoma të menopauzës së hershme kanë qenë nëna të reja. Edhe gratë që kanë kryer histerktominë janë rezultuar të jenë bërë nëna në të 20-at e tyre.
Studimet vlerësojnë se gjendje e tillë më së shumti gjendet në vendet e pazhvilluara duke cekur këtu Brazilin dhe Kolumbinë, në krahasime me vendet e zhviilluara si SHBA-të apo Kanada.
Disa shkaqe tjera që mund të sjellin menopauzën e hershme është edhe fëmijëra abuzive e nënës. Nëse një vajzë apo grua gjatë rinisë së saj ka qenë e keqtrajtuar, ka shancë që të hyjë në moshën e mesme shumë më herët dhe këto raste prekin rreth 56% të grave. /GazetaShneta/


