Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sa orë gjumë iu duhen në të vërtetë adoleshentëve?

Jetë 02/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prindërit shqetësohen nëse të fëmijët e tyre janë duke fjetur mjaftueshëm. Studimet kërkimore sugjerojnë se adoleshentët vuajnë nga një “epidemi të privimit të gjumit” e cila po ndodh globalisht – dhe që do të ketë ndikime afatgjata shëndetësore.

Gjëja e parë për të kuptuar është se adoleshentët janë ende në rritje dhe truri i tyre ende po zhvillohet – prandaj ata kanë nevojë për më shumë gjumë sesa të rriturit, transmeton GazetaShneta.

Ata gjithashtu kanë ritme të ndryshme të gjumit dhe ndërsa edhe lëshimi i melatoninës, hormonit natyral që të përgatitet për gjumë e lëshojnë më vonë, që do të thotë se gjumi në mbrëmje zgjat më shumë dhe ata kanë një tendencë për të shkuar më vonë në shtrat dhe për të fjetur më vonë në mëngjes, shkruan “The Guardian”.

Prindërit po ashtu “përzihen” më shumë me fëmijët e tyre aqëdoleshentë sesa me fëmijët e tyre më të vegjël. Rritja e interaksioneve sociale – në formën e bisedës online, rrjeteve sociale dhe shfletimit të internetit – kombinohen me presione më të mëdha kur fëmijët hyjnë në shkollën e mesme. Në këtë moshë prindërit ulin kontrollin mbi kohën e gjumit të fëmijëve të tyre tinejxherë.

Tetë deri në 10 orë, rregullisht?

Pra cilat janë kohët optimale të gjumit për të mbështetur shëndetin e adoleshentëve? Ekspertët shqyrtuan 864 raste që shqyrtonin marrëdhëniet midis kohëzgjatjes së gjumit të fëmijëve dhe shëndetit. Ata sugjeruan që ata nga mosha 13 deri në 18 vjeç duhet të flinin tetë deri në 10 orë në 24 orë në baza të rregullta për të përmirësuar shëndetin.

Për fat të keq, studimet në mbarë botën tregojnë se në 53 përqind të rasteve adoleshentët po flenë më pak se tetë orë gjumë.

Prindërit mund të punojnë me adoleshentët për të vendosur orarin e gjumit. Ata duhet të inkurajojnë përdorimin e shtretërve vetëm për gjumë dhe për t’u çlodhur para gjumit.

Përdorimi i teknologjisë elektronike para se të flenë dhe gjatë natës rrit rrezikun për një kohë më të shkurtër të fjetjes. Hulumtimet tregojnë se aktiviteti fizik dhe shmangia e telefonit para shtratit janë të dyja strategji për të nxitur gjumin e hershëm dhe për të mbrojtur gjumin e të rinjve tuaj.

Prindërit gjithashtu mund të ndihmojnë adoleshentët e tyre të arrijnë tet-orëshin e rekomanduar si dhe po ashtu të organizojnë aktivitete relaksuese familjare me ta në mbrëmje./GazetaShneta/

Artikulli paraprakKeni akne në pjesët intime?! Ja 3 gjërat që duhet të dini patjetër
Artikulli i rradhës Me vetëm këtë send të vogël ju nuk do të shtoni peshë gjatë pushimeve verore

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.