Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

10 gjërat që nënat e reja i mendojnë por që nuk i thonë kurrë

Jetë 03/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Po e nis këtë shkrim duke deklaruar: e dua djalin tim 2-vjeçar më shumë se vetë jetën, e dashuroj bashkëshortin tim, e dua qenin tim dhe e dua jetën që ndajmë së bashku. Por më duhet ta them: ndonjëherë më mungon jeta që bëja, kur isha beqare.

Të menaxhosh një karrierë, një martesë dhe fëmijët është shumë stresuese, s’ka dyshim për këtë. Ka ditë kur mendoj për jetën time të mëparshme dhe psherëtij, jo sepse dua të lë gjithçka që kam tani, por sepse e merrja për të mirëqënë se sa e lezetshme ishte jeta ime si beqare, në kohërat kur shqetësimet më të mëdha ishin pagesa e qerasë dhe blerja e një palë këpucëve të reja.

Atëherë, kur mërzitesha për një takim të parë të shkuar keq, pasi gjithçka doja të bëja ishte të gjeja “Princin e kaltër”, të martohesha, të krijoja familje dhe të kisha një qëllim më të lartë në jetë.

Me frikën se dikush do të mendojë se jam një person i tmerrshëm, do të përmend gjërat që nuk duhet të thuash kurrë si një nënë e re dhe që punon, pasi e di se nuk jam e vetme. Prandaj gjykoni sa të doni, por ja ku janë listuar gjërat që nënat e reja, që punojnë, nuk guxojnë ti thonë kurrë me zë të lartë:

  1. Do të preferoja të blija një palë këpucë të reja, sesa të paguaja një tjetër faturë kopshti.
  1. Dua vetëm të shkoj në shtëpi, ti injoroj të gjithë, të porosis ushqim dhe të shoh televizor, ngjeshur pas kolltukut.
  1. Më mungon jeta seksuale, që ndaja me bashkëshortin, përpara se të bëheshim me fëmijë. Tani rrotullohet rreth “Prit! Ndalo! Më duket se bebi po qan.”
  1. Kam mall për të shtunat që kaloja dikur, kur shqetësimet e mia më të mëdha ishin nëse do të haja drekë më parë, apo do të shkoja drejt e për pazar.
  1. Dua të fle pafundësisht.
  1. E mban mend kohën e fundit që kalove në banjë vetëm, duke u përpjekur të përfundoje atë punën?
  1. Kur u kthyen e ngrëna e darkës rregullisht, në tavolinë, në të ngrënit e copave të pulës dhe bizeleve mbi lavamanin e kuzhinës, duke u përpjekur në të njejtën kohë të ushqej djalin tim?
  1. Më mungojnë të shtunat kur pija kafen e mëngjesit, pastaj shkoja në palestër dhe e përfundoja ditën duke vizituar galeri artesh dhe duke drekuar vonë.
  1. Do të dëshiroja të bëja ushtrime fizike pak më shpesh, se një herë në dekadë.
  1. Uhh… më pëlqen që të të dëgjoj tek qan, por dua vetëm të pi një gotë verë dhe ta ndiej tingullin tek zbehet.
Artikulli paraprakNënat reagojnë njësoj kur foshnja nis të qajë
Artikulli i rradhës Si t’ia bëni kur fëmijët kanë probleme me tretjen e ushqimit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.