Horoskopi, e martë, 4 qershor 2019
Dashi
Sot të gjithë do ju ndihmojnë e do ju mbështesin dhe kjo do ua mbushë zemrën me gëzim të madh. Ju të dashuruarit do keni shumë dëshirë të përjetoni emocione të fuqishme. Venusi do ua japë këtë mundësi dhe do kaloni një ditë të veçantë pranë atij që doni. Në disa momente pasioni mund të arrijë edhe kulmin. Edhe për ju beqarët do jetë një ditë shumë e mirë për te projektuar të ardhmen. Në punë do i keni të gjitha mjetet për të arritur atë që dëshironi dhe askush nuk do ju ndalojë dot. Financat do jenë të mira, por ju do bëni shpenzime të pamenduara mirë dhe gjendja do dobësohet shpejt.
Demi
Ka mundësi që sot të mos jeni shumë realistë dhe të kërkoni gjëra të pamundura. Sidoqoftë, për ju të dashuruarit, klima në çift do jetë përgjithësisht e ngrohtë. Jupiteri do iu bëjë të përjetoni momente të mrekullueshme që nuk do i harroni për një kohë të gjatë. Nëse jeni beqarë nuk do keni një ditë shumë të qëndrueshme. Here do keni nevojë për dikë e herë do ndiheni mirë ashtu si jeni. Vendosni se çfarë do bëni dhe mos prisni gjatë. Në punë, para se të pranoni përgjegjësi të reja duhet të reflektoni me kujdes. Në sektorin financiar do keni shumë fat dhe buxheti do rritet.
Binjakët
Mijëra ide do ju lindin në kokë gjatë kësaj dite, por nuk duhet të veproni pa qenë plotësisht të bindur për atë që doni të bëni vërtet. Të influencuar nga Saturni, ju të dashuruarit, do bashkëpunoni më shumë me partnerin tuaj. Ai do dijë si t’iu bëjë të ndiheni mirë dhe të lumtur. Ju beqarët, falë Marsit do keni mundësi për një takim shumë të veçantë. Në jetën tuaj do ndizet pasioni i dashurisë. Në punë do jetë Dielli ai që do ju bëjë të keni vullnet dhe të mos ndaleni përpara sfidave. Edhe sektori financiar do shkojë më së miri. Papritur do merrni goxha lek. Kujdes, mos i harxhoni të gjitha menjëherë sepse do iu duhen për më vonë.
Gaforrja
Ka mundësi që sot të përhumbeni në mendimet tuaja dhe ndonjëherë edhe të mërziteni pse gjërat nuk do ju ecin si i kishit planifikuar. Kujdes nga kapricot në jetën tuaj në çift sepse ato mund t’iu sjellin disa konflikte me atë që keni në krah. Nëse keni krijuar një familje dhe keni fëmijë mundohuni të merreni pak më shumë me ta. Sipas Horoskopit, ju beqarët duhet t’i bëni sytë katër. Shpirti juaj binjak ndodhet shumë afër dhe po iu pret. Në punë përgatituni të kaloni një ditë të ngarkuar. Mund t’iu kërkohen edhe të bëni zgjedhje. Planetët nuk do iu ndihmojnë me financat. Ata mund t’iu shtyjnë edhe për shpenzime të mëdha.
Luani
Sot do dalloni nga të tjerët. Do ndiheni të lirë për të bërë atë që do keni në mendje e nga ana tjetër nuk do i nënvlerësoni as të tjerët. Gjithçka në lidhjen tuaj do shkojë më mirë sesa e prisnit. Do komunikoni më shumë me të dhe do kaloni edhe momente pasionante. Mos e lini asnjë moment t’iu ikë dem. Ata që janë vetëm do kenë ndryshime dhe surpriza. Duket se takimi i shumëpritur do të ndodhe sot. Në punë do jeni me shumë fat dhe gjithçka do ju realizohet ashtu si keni dashur. Askush nuk do mundet t’iu sfidojë dot. Marsi do iu mbrojë në planin financiar dhe ju mund të përfitoni për të bërë edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Virgjëresha
Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë sot duhet patjetër të ndryshoni disa gjëra dhe pse jo të hiqni edhe dorë nga disa zakone. Situata në jetën tuaj në çift do jetë e mirë, por shmangni me çdo kusht të viheni në gare me partnerin. Kjo do sillte edhe ndonjë mosmarrëveshje me të. Ju beqarët nga ana tjetër do takoni dikë i cili do iu bëjë të ndiheni mire. Do përjetoni emocione të forta. Në punë do iu jepen përgjegjësi të reja të cilat me pak mundim do i përmbushni me sukses. Do ndiheni krenare për veten dhe nga ana tjetër do merrni shpërblime të majme nga shefat. Për financat do përkujdeseni shumë dhe do sakrifikoni edhe ndonjë shpenzim të nevojshëm. E gjithë kjo do kompensohet.
Peshorja
Nëse nuk tregoheni striktë dhe të matur gjërat do marrin tatëpjetë gjatë kësaj dite. Mbani një anë të caktuar përherë dhe mos bini pre e fjalëve të ëmbla të disave. Një krize n çift do e prishë gjithë ditën sot. Mos vazhdoni më me kokëfortësinë tuaj sepse situata rrezikon të përkeqësohet edhe më shumë. Mundohuni t’i sqaroni gjërat sepse asgjë nuk është e pazgjidhshme. Ju beqarët do ndihmoheni mjaft nga planetët për të mos qenë më vetëm. Në punë priten ndryshime të mëdha, prandaj do ju duhet shumë mund për t’u përshtatur. Për planin financiar perspektivat janë të shkëlqyera. Nëse iu duhet të bëni një investim bëjeni pa u menduar gjatë.
Akrepi
Çfarëdo qofshin vështirësitë që do ju dalin në jetën tuaj sot ju do dini si t’i kaloni në momentin e duhur. Jupiteri do të mbretërojë në jetën tuaj sentimentale. Në përgjithësi ndikimi do jetë pozitiv, përveç disa mospërputhje mendimesh të cilat nuk do sjellin probleme të mëdha. Ju beqarët do nisni një histori e cila do të evoluoje hap pas hapi. Përgatituni shpirtërisht për emocione interesante. Në punë do keni fati të provoni edhe sfida të reja vetëm që të ndryshoni rutinën e gjërave dhe të provoni veten. Kujdes vetëm me padurimin. Financat nuk do jenë të këqija, por gjithsesi nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme që kërkojnë edhe goxha buxhet.
Shigjetari
Mos u nxitini për asgjë gjatë kësaj dite, Në punë parashikojini pasojat e zgjedhjeve që do bëni në mënyrë që mos keni surpriza. Sipas Horoskopit, për jetën në çift do jetë ditë e qetë. Nuk do ketë shumë pasion, por edhe zënka nuk do ketë. Do jetë si një dite e zakonshme pa asgjë të veçantë. Ju beqarët do krijoni një lidhje sot me dikë që kanë kohë që e njihni. Kujdes, mos u tregoni xheloze dhe posesive sepse edhe mund ta humbni atë. Në punë do mundoheni fort që të arrini atje ku keni dashur dhe për këtë do përballeni edhe me inatet e kolegëve. Në sektorin financiar planetët do kenë një influence mjaft pozitive. Përfitoni sa më shumë.
Bricjapi
Sot do influencoheni për keq nga disa planetë dhe do ndiheni të paralizuar e tërësisht të pafuqishëm. Ju të dashuruarit ka rrezik të mendoni të krijoni një lidhje të fshehte. Kjo është diçka shumë e gabuar e cila do sjellë pasoja shumë të rënda. Ju beqarët nuk do keni dëshirë për të njohur persona të rinj sepse ndiheni mire ashtu si jeni. Në punë mos e kundërshtoni në çdo moment shefin tuaj sepse ai nuk do jetë gjithmonë në humor dhe mund t’i prishni punë vetes. Merrini gjërat sa më shtruar. Financat nuk do jenë të qëndrueshme dhe për shkak të borxheve që keni për të paguar dhe disa faturat, gjendja do përkeqësohet edhe me tepër.
Ujori
Sado që të mundoheni sot nuk do arrini dot as sot ta stabilizoni jetën tuaj dhe shumë gjëra do ju ecin keq. Edhe pse ju çiftet kishit parashikuar që të rregullonit çdo gjë me partnerin, ka rrezik që situata të mbetet e njëjtë. Marrëdhënia midis jush edhe mund të ftohet më shumë. Ju beqarët do hezitoni të zgjidhni midis dy personave shumë interesantë dhe nuk do keni asnjë ndryshim në status. Në punë me pak mundim do i kaloni vështirësitë që ju kishin dalë përpara. Disa kolegë do i keni gjithnjë në krah. Në planin financiar do iu jepet një mundësi shumë e mirë për të rritur buxhetin. Mos e lini t’iu ikë nga duart.
Peshqit
Do jeni në humorin e duhur gjatë kësaj dite dhe do bëni që gjithçka t’iu ecë si duhet. Jeta juaj në çift do shkojë më së miri. Planetët e dashurisë, Marsi dhe Venusi do të influencojnë mjaft në këtë sektor. Herë sensuale e herë sentimentale ju do e bëni të lumtur partnerin dhe veten tuaj. Ju beqarët do jeni shumë tërheqës sot dhe do merrni propozime. Ka mundësi te gjendeni para një zgjedhjeje të sikletshme. Mendohuni mirë në mënyrë që të merrni vendimin e duhur. Në punë ndiqni intuitën sepse ajo do ju çojë në drejtimin e duhur. Nga ana tjetër, vendosmëria dhe këmbëngulja do ju ndihmojnë të arrini majat. Jupiteri do iu ndihmojë me financat dhe gjithçka do shkojë mirë.