Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Nëna vuan nga kjo sëmundje e rëndë pas shtatzanisë së parë

Jetë 06/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një 30-vjeçare në pritje të fëmijës së saj të parë humbi shikimin në njërin sy gjatë shtatzënisë për shkak të një tumori në gjëndrën e hipofizës. E reja australiane, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, nisi të kishte probleme me shikimin në syrin e majtë dhe dhimbje të forta koke pas javës së 34 të shtatzënisë.

Mjekët zbuluan se shkaku ishte një tumor i vogël që po prekte nervat e saj optike. 30-vjeçarja, sipas asaj që shkruan DailyMail, nuk shkoi të vizitohej derisa ishte gati 37 javësh. Fillimisht mjekët dyshuan se bëhej fjalë për një çekuilibrim hormonal, por pasi skanuan trurin gjetën masën prej 10x11mm që po shtypte nervin e majtë optik.

Pacientja lindi një djalë, 3 ditë pasi kishte vajtur për ndihmë mjekësore, me anë të lindjes cezariane. Pas lindjes, shikimi i saj vijoi të ishte i keq dhe masa në tru e njëjtë. Mjekët ia hoqën tumorin nga hunda, një muaj pas lindjes.

Ekspertët që trajtuan 30-vjeçaren paralajmëruan se shtatzënia mund të shkaktojë si humbje të përkohshme, ashtu edhe të përhershme të shikimit. Gjëndrat e hipofizës që gjenden në bazën e trurit, normalisht zmadhohen gjatë shtatzënisë, por nuk shkaktojnë simptoma. Nëse zmadhohen më shumë se zakonisht, ose në këto gjëndra formohen tumore, mund të çojnë në prekjen e nervave optike dhe për pasojë humbje të shikimit./tvklan

Artikulli paraprakPara një muaji QKUK promovoi investimet në Pulmologji, mbrëmë pacienti e pësoi nga rënia e tavanit
Artikulli i rradhës A është e sigurtë të pini kafe gjatë shtatzanisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.