Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përmes këtyre sjelljeve baballarët do të përfshihen më shumë në shtatzëninë e partneres

Këshilla për shtatzëna 08/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Posterat dhe broshurat që i dedikohen babait në konsultore dhe ambiente të tjera mjekësore nxisin që babai të përfshihet më shumë në ecurinë e shtatzanisë

Shtimi i disa citateve delikate në zyrat e kujdesit prenatal dhe dhomat e pritjes inkurajojnë baballarët që të jenë më të përfshirë në shtatzëni, zbulon një studim i ri nga Universiteti Rutgers.

Fotot, broshurat dhe revistat në shumicën e zyrave të obstetër-gjinekologëve kanë tendencë të përqëndrohen kryesisht te nënat. Studiuesit kanë gjetur se një balancim i imazheve të përqendruara tek babai dhe nëna, gjë që mund t’i ndihmojë burrat të ndjehen të sigurt në rolin e tyre. Jo vetëm që përfitojnë baballarët, por krijon një përvojë më pozitive edhe për gratë dhe të porsalindurit.

“Studimet sugjerojnë se përfshirja e babait gjatë shtatzanisë shkakton përfitime psikologjike dhe fizike për nënat dhe fëmijët, por shpesh baballarët nuk përfshihen në atë periudhë vendimtare. Normat aktuale në shoqëri i “detyrojnë” meshkujt të ulin shpresat për t’u përfshirë dhe shumë prej tyre thonë se nuk janë të sigurt se cili duhet të jetë roli i tyre gjatë kësaj kohe, duke çuar në përfshirje shpesh të ulët”, thotë Analia Albuja, studiuese kryesore dhe psikologe sociale në Rutge.

Studiuesit krijuan dy dhoma pritjeje për kujdesin prenatal. Njëra përfshinte vetëm fotot e grave dhe foshnjave si dekor dhe informacione dhe revista që synonin gratë. Të tjerat përfshinin këto, si dhe fotografi të burrave dhe të foshnjave, dhe informacione dhe revista që synonin drejt informimit të burrave. Burrat e përfshirë në studime vizitonin një nga këto dy zyra me partneret e tyre shtatzëna.

Rezultoi se burrat që kishin vizituar zyrën më miqësore të babait kishin një shpresë të lartë të përfshirjes së prindërve në kujdesin para lindjes, krahasuar me burrat që kishin vizituar zyrën tjetër. Studiuesit thonë se ky ndryshim në perceptimet e burrave për atë që mjekët besonin për rolin e babait ishte çelësi për të zhvendosur besimin e burrave dhe gatishmërinë për të mësuar rreth shtatzënisë dhe zakoneve të shëndetshme.

Gratë kalojnë nëpër shumë ndryshime gjatë shtatzënisë, por nëse keni partnerin në anën tuaj, mos harroni se kjo periudhë nuk është vetëm për ju, gjithçka do të jetë edhe më e thjeshtë./pernenat

Artikulli paraprakStimulimi i pjellorisë, ushqimet që përmirësojnë kualitetin e spermës
Artikulli i rradhës Çfarë i shkaktojnë ngërçet tek foshnjat

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.