Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dikush po don “t’ua marrë” punën të gjithë gjinekologëve e mamive, për kë bëhet fjalë

Këshilla për shtatzëna 12/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në vend që të shohësh qiellin për të parë nëse do të kesh nevojë për një ombrellë, ju këtë mund ta bëni duke u konsultuar me faqet e internetit.

Dhe zhvillimi i teknologjisë që tashmmë po mbërrin majat kulmintante, pa dyshim se prek edhe botën e nënave shtatzënë.

Deri më tani intelegjenca artificiale (IA) ka arritur që të zëvendësojë shumë punë të fuqishme që nuk arriheshin të kryheshin nga kapaciteti njerëzor, transmeton GazetaShneta.

Së fundmi, një algoritëm që analizon modelet e blerjeve zbuloi se një vajzë adoleshente ishte shtatzënë, më herët se babai i saj. Kjo ka bërë studiuesit të rimendojnë edhe një herë efektin e këtyre zbulimeve në formë njeriu.

Shpikja më e popullarizuar në botën e “IA” është i ashtuquajturi “të mësuarit nga makina”, që lejon një makinë të mësojë një detyrë pa u programuar në mënyrë të detajuar. Kjo arrihet nëpërmjet algoritmave që janë të dizajnuara me aftësinë për të zbuluar marrëdhëniet brenda sasive të mëdha të të dhënave.

Vetëm imagjinoni një sistem IA që mund të lexojë vazhdimisht lëvizjet e nënës dhe të fetusit, modelet e frymëmarrjes dhe bio-sinjale të tilla si shkalla e zemrës ose presioni i gjakut – dhe të identifikojnë në mënyrë të besueshme modelet individuale vendimtare në fiziologjinë, emocionet dhe sjelljet e nënave dhe fetuseve – gjatë lindjes së fëmijës, përcjellë “Mother.ly”.

Përmes funksionimit të këtij progarmi dita ditës, roboti do të grumbullonte më shumë informacione që do i lejonin më shumë saktësi në përcaktimin e modeleve që do të mund ta çonin në arritjen e një rezultati.

Tani lind pyetja se a mund njëmend një mjet i tillë pa mish dhe kocka të sugjerojë se çfarë duhet të bëni gjatë linjdes, minutë pas minute, me nivele të shkëlqyera të saktësisë – duke përfshirë nëse duhet të kryesh lindje vaginale ose të zgjedhësh një ndërhyrje cezariane.

Ndoshta kjo mund të reduktojë edhe ndërhyrjet e panevojshme dhe po ashtu të ulë vdekshmërinë e nënave gjatë lindjes. E nëse një efekt i tillë do të arrihej realisht nga pajisjet robotike, atëherë kjo teori mund të jetë goxha premtuese.

Disa mund të thonë se një sistem i tillë do të shpëtonte jetën dhe paratë e taksapaguesve. Të tjerët do të tronditen nga një mendim i tillë, duke ndjerë se do të rezultojë në një humbje të plotë të shoqërisë njerëzore në punë – duke përfshirë mamitë, gjinekologët dhe ekspertët tjerë të obstetrikës./GazetaShneta/

Artikulli paraprakEfekti fatal i pirjes së alkoolit gjatë kohës së ngjizjes së fetusit
Artikulli i rradhës Si funksionojnë në të vërtetë “rrezet X” të rentgenit

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.