Për shumë çifte në pritje për tu bërë prindër, përjetimi i një aborti – nëse ndodh herët ose vonë në shtatzëni – mund të jetë shkatërrimtar. Dëshmitë statistikore tregojnë se një në tre ose katër shtatëzani rezulton në një abort.
Megjithëse kjo ngjarje jetësore është mjaft e shpeshtë, rrallë herë flitet hapur për të. Në disa raste, prindërit e prekur hezitojnë ta diskutojnë atë me familjet dhe miqtë. Dhe në shumë vende, njerëzit zgjedhin të mos e ndajnë këtë lajm deri në fund të tremujorit të parë kur abortimet janë më pak të shpeshta, transmeton GazetaShneta.
Organizatat për përkrahjen e nënave shpesh tremben që të shtjellojnë tema të tilla të ndjeshme, të cilat nga shoqëria ende konsiderohen tabu; tema “të pista” siç është aborti, menopauza dhe menstruacionet, raporton “Sage Journals”
Njerëzit dhe organizatat në mbarë botën rregullisht heshtin kur bie fjala për përvojat fizike të punëtorëve për shkak të turpit, injorancës ose sikletit. Kjo ndodh për shkak të natyrës private të temës e imponuar nga mungesa konkrete e shoqërisë.
Një pjesë e problemit qëndron edhe tek trupi menaxhërial në vendin e punës i cili shpesh është i bazuar në norma mashkullore që nuk marrin në konsideratë përvojat personale të dështimit të shtatzënisë, dhe në përgjithësi injorojnë thuajsë plotësisht aspektin e riprodhimit; studimet kanë gjetur fakte se shtjellimi i këtyre temave do të dukej si “dobësi” dhe aspak profesionale.
Studimi i kryer nga Ilaria Boncori nga Universiteti i Essex ka përfunduar se është koha që çështjet personale të shkruhen dhe të fliten në një kontekst professional dhe publik.
Kjo duhet të hyjë në diskurse, politika dhe praktika organizative. Organizatat duhet të krijojnë vende, rrjete dhe procese për të legjitimuar abortin si një ngjarje të rëndësishme të jetës. Kjo do t’u mundësojë njerëzve të diskutojnë për përvojat e tyre dhe të ndihen më në gjendje të fillojnë të flasin për ngjarje traumatike me më pak turp dhe frikë lidhur me reagimet e njerëzve të tjerë./GazetaShneta/