Një nga trendet më të përhapura të viteve të fundit në botën e amësisë është veshja e fëmijëve me rroba firmato.
Rrjetet sociale kanë bërë shumë prindër, e sidomos nënat, që të duan të shfaqen sa më bukur që të jetë e mundur, shkruan GazetaShneta.
Dhe një trend i tillë ka kapur edhe syrin e mamisë Razije Musa e cila ka shkruar disa fjalë rreth këtij fenomeni.
Ajo ka thënë se fëmijët nuk duhet të veshen me pantollona të ngushtë apo me gjinse të shqyera pasi që rroba të tilla nuk i lejojnë fëmijët të lëvizin dhe të vrapojnë lirshëm.
Sipas saj, fëmijët duhet të luajnë, të jenë të lirë të vrapojnë dhe të jenë sa më afër natyrës në mënyrë që të ndjehen rehat.
Pastaj, problematika tjetër që sjellë kjo qasje e nënave është sjellja e tyre e rreptë nëse fëmijë i bëjnë pis rrobat e shtrenjta.
Musa ka treguar se si në Angli, vendi ku jeton dhe vepron herë pas herë, nënat ndërrojnë më njëra-tjetrën rrobat e fëmijëve në mënyrë që të kursejnë.
“Më ka rastisur të shoh nëna që u kërkojnë fëmijëve të kenë kujdes me rrobat e të mos i njëllosin gjatë lojës, kur i pyeta përse po i preukuponi fëmijët më thanë sepse kanë kushtuar le t’i ruajnë së paku. … në Angli, atje përkundër standardit nanat shkëmbejnë rrobat e fëmijëve mes vete dhe nuk brengosen vet por as nuk e preukupojnë fëmijën me dukje, fëmija duhet të meret me aktivitetet e tij pa e lodhur kokën a po njëllosen ato rroba, sepse me gjithë aktivitetin e tyre do kenë njolla ushqimi e balte dhe n’fund të fundit edhe ashtu duken bukur”, ka shkruar Musa.
Tashmë që vera ka ardhur, ju duhet t’I lini fëmijët të luajnë me baltë, të vrapojnë e të bëjnë rrobat me njolla, kështu është fëmijëria, le të jenë fëmijë. /GazetaShneta/


