A e keni ditur se foshnja mund të lind me qime në trup?
Kjo gjendje njihet me emrin Lanugo dhe nuk paraqet as edhe një arsye për shqetësim, transmeton GazetaShneta.
Lanugo janë qimet e para që foshnja juaj do të ketë gjërsa të jetë ende në mitër. Këto qime janë shumë të buta dhe pa pigmente që mbulojnë tërë trupin e foshnjes përpos pëllëmbëve, shputave, buzët, gjenitalet dhe thonjtë e duarve e të këmbëve.
Këto qimet fillojnë të rriten në muajin e 5-të të shtatzënisë.
Foshnjet e lindura para kohës mund të kenë më shumë qime të tilla, edhe pse ato nuk mund të përjashtohet as tek bebet që lindin brenda kohës së pritur, shkruan blogu “fruitfulëomenng”.
Lanugo do të zhduket brenda disa ditësh ose javësh sepse do të fillojë të bjeri vet. Mos u shqetësoni dhe mos mendoni t’I largoni me ndonje mjet depilimi ose diçka e tillë. Këto qime po ashtu nuk janë një shenjë që fëmija juaj do të ketë shumë qime kur të rritet.
Përfitimet:
– Janë barrierë që mbronë lëkurën e foshnjes nga lëngu amnikotik
– kur fillon të bie, foshnja i gëlltit qimet duke i ruajtur ato në zorrën e trashë; kjo i mundëson zhvillimin e sistemit tretës gjërsa është ende i palindur
– e mban foshnjen ngrotë / GazetaShneta/
View this post on Instagram