Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infeksionet në stinën e verës, si t’i dalloni simptomat

Jetë 20/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infeksionet janë një nga problemet më të shpeshta që prekin organizmin e njeriut. Shpesh këto infeksione bëhen shkaktarë të shumë sëmundjeve, madje dhe sëmundjeve të rënda. Edmond Puca, mjek infeksionist tregon për gazetën “Shëndet +”, si ndodh shfaqja e një infeksioni, cilat janë simptomat dhe llojet e infeksioneve.

Doktor, çfarë janë infeksionet?

Fjala infeksion në aspektin e përgjithshëm është një term mjaft i gjerë. Organizmi i njeriut është steril vetëm në momentin që lindim nga nëna, pastaj për pak minuta ne kontaminohemi nga mijëra mikroorganizma. Organizmi dhe mikroorganizmi gjejnë një gjuhë të përbashkët me trupin tonë dhe ne jemi mbartës të mijëra mikrobeve por që nuk shfaqin shenja, shqetësime për organizmin e njeriut por gjejnë një gjuhë të përbashkët midis njëri tjetrit.

Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU

Në një moment të caktuar kjo balancë prishet, që do të thotë se organizmi ndoshta bëhet pak më i dobët apo mikroorganizmi arrin të bëhet më i fortë. Atëherë, duke u prishur kjo balancë, mund të shfaqen disa shenja apo disa shqetësime të cilat tregojnë se diçka nuk shkon siç duhet në organizëm. Disa sëmundje ngjitëse ose infeksione mund të kalojnë nga njeriu tek njeriu. Disa janë transmetuar nga kafshët ose pickimet nga insektet, dhe të tjerët merren duke konsumuar ushqim ose ujë të kontaminuar ose duke u ekspozuar ndaj mikrorganizmave në mjedis.

Çfarë simptomash ka një person i prekur nga një infeksion?

Shenjat dhe simptomat ndryshojnë në varësi të organizmit që shkakton infeksionin, por shpesh përfshijnë temperaturë ose ethe dhe lodhje. Marrim si shembull një infeksion të trurit, përgjithësisht këto infeksione shoqërohen me shenja si temperaturë, dhimbje koke, bezdia nga zhurma, bezdia nga drita, mosekuilibrimi i mirë, ka edhe raste kur koshienca e

pacientit nuk është e qartë dhe pacienti flet në mënyrë jo koherente. Këtu bëhet fjalë për rastet e infeksionit të sistemit nervor qëndror që në gjuhën popullore njihen si meningite apo encefalite.

Në organet e tjera, për shembull kur bëhet fjalë për aparatin respirator përgjithësisht përveç temperaturës, shqetësime të tjera kryesore mund të jenë kolla, vështirësi në frymëmarrje apo dhe dhimbje si në rastet e pleuriteve.

Infeksionet e sistemit kardiovaskular ku njihen infeksionet e zemrës, ankesat relativisht janë më të pakta, por ajo që dominon është temperatura. Duke i marrë organet me radhë apo sistemet e organizmit dhe infeksionet kanë simptoma të ndryshme. Infeksionet e traktit gastrointestinal ato mund të shoqërohen përveç temperaturës, me dhimbje barku, diarre, nauze apo të vjella, etj. Pra çdo organ dhe pjesë e trupit ka shenja të ndryshme. Nuk mund të themi që një infeksion ka tipike vetëm këto lloj simptomash.

Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU

Gjithsesi të gjitha infeksionet shoqërohen me temperaturë, dhimbje dhe pastaj në varësi të organit që është prekur dhe shenja të tjera. Mund të kemi infeksione të kolonës vertebrale ku ankesa kryesore është dhimbja e të sëmurit, ndërsa temperatura del si një simptomë sekondare.

Si klasifikohen infeksionet (sipas  llojit)?

Infeksionet klasifikohen në bakteriale, virale, parazitare, mykotike.

Ky klasifikim është bërë në bazë të llojit të shkaktarit, mënyrës së trajtimit, shfaqjes së shenjave klinike. Të gjitha këto të fundit ndryshojnë në varësi të infeksionit.

Cilat infeksione janë më të shpeshtë në stinën e verës?

Infeksionet më të shpeshta në stinën e verës janë ato që ne i hasim në jetën e përditshme dhe njihen si gastroenterite apo infeksione të traktit gastrointenstinal. Në përgjithësi, në shumicën e rasteve këto janë infeksione virale të cilat karakterizohen me nauze apo ndjenjën e të vijellit dhe të vjella, dhimbje barku nga e lehta deri në të mesme, rrallë të forta dhe temperaturë.

Karakterizohen gjithashtu nga çrregullime të jashtëqitjes apo siç njihet ndryshe me diarre që ndonjëherë mund të jetë shumë intensive më shumë se 10 herë në ditë, por mund të karakterizohet dhe me të dala të ujshme të cilat shpesh herë bëhen shumë problematike për pacientin. Mund të shoqërohen me dhimbje të muskujve, me debulesë trupore në varësi të gravitetit të sëmundjes.

Infeksionet e lëkurës janë një ndër patologjitë e cila në stinën e verës është mjaft e shpeshtë gjithashtu. /shëndeti.com

Artikulli paraprakEpilepsia gjate shtatzënisë, kujdesi për nënën dhe fëmijën
Artikulli i rradhës Çifti më i bukur nga VIP po bëhen prindër për herë të dytë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.