Ushqimi me gji është një aktivitet i domosdoshëm për zhvillimin fizik dhe mendor të foshnjes.
Nënat përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë këtij aktiviteti por që duhet mbajtur në mend efekti I madh që qumështi i tyre ka tek bebi, transmeton GazetaShneta.
Meqenëse këto ndryshime vetëm se rriten në trupin e nënës, shpesh ato mund të ndjejnë bezdi ose të ndihen jo aq të gatshme për të ushqyer.
Kjo qasje mund të jetë më e pranishme gjatë orëve të natës kur trupi ka nevojë për gjumë por që në anën tjetër edhe të qarat e foshnjes paralajmërojnë disa orë zgjimi.
Mjekët sygjerojnë që gjidhënia të mos ndërpritet në asnjë mënyrë deri sa foshnja të arrijë një peshë prej 6 ose 7 kilogram. Pasi ajo të jetë në këtë peshë, ju mund të filloni që të shkurtoni orët e gjjidhënies gjatë natës, shkruan “Mom.me”.
Studimet kanë treguar se gjidhënia natën pas një kohe të caktuar ndikon jo aq mirë në gjumin e fëmijëve pasi që mund të çrregullojë orarin kur ata bien të flenë e kur zgjohen.
Andaj nënat, për të evituar këto kushte, është e preferueshmë që të kordinojnë ditën në atë lloj që të bëjnë ushqimin e fundit në orët më të vonshme të natës por ende pa ardhur edhe koha e gjumit e foshnjes.
Në këtë mënyrë fëmija do të jetë i ngopur dhe nuk do të ketë nevojë që të zgjohet në mes të natës.
Duhet patur parasysh që çdo raport mes një njëne dhe fëmijës së saj ndryshon. Mos u bazoni gjithsesi në rregulla të internetit. Mundohuni të krijoni një lidhje intuitive me të vegjëlit tuaj sepse ashtu do kuptoheni shumë më lehtë. /GazetaShneta/


