Është e vështirë të thuhet saktësisht se kur periudhat tuaja do të fillojnë përsëri. Koha është e ndryshme për çdo nënë dhe kjo varet nga trupi juaj si dhe se si po e ushqeni fëmijën tuaj. Cikli juaj menstrual do të kërkojë më shumë kohë që të kthehet në gjendjen e mëparshme nëse jeni duke ushqyer me gji. Mund të jetë deri në një vit para se të keni ciklin e parë menstrual, për aq kohë sa jeni duke ushqyer me gji.
Nëse e ushqeni fëmijën tuaj me qumësht të paketuar, periudhat tuaja mund të fillojnë në çdo kohë ndërmjet pesë javësh dhe tre muajt e parë pas lindjes. Pra, mund të jeni përsëri pjellore tre javë pasi keni lindur fëmijën tuaj.
Sa më shpesh që foshnja juaj ushqehetme gji, aq edhe më shumë kohë duhet të kalojë që cikli juaj menstrual të kthehet në format normale./GazetaShneta/


