Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Agani: Sigurimet shëndetësore është dashur të nisin në 2015, PDK dhe LDK dështuan

Lajme 13/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-ministri i Shëndetësisë (2011-2014) Dr. Ferid Agani ka qenë i ftuar në një bashkëbisedim me gazetaren Saranda Ramaj në Institutin Columbus në kuadër të projektit “Monitorimi i Prokurimit për Sistemin e Sigurimeve Shëndetësor”.

Agani në këtë intervistë ka folur për veprimet e tij të para për reformat në shëndetësi në kuadër të të cilave planifikonte edhe funksionalizimin e Sistemit Informativ Shëndetësor dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Ish-ministri ka deklaruar se ka pasur memorandum bashkëpunimi me qeverinë e Luksumburgut për krijimin dhe funksionalizimin e SISH dhe FSSH.

“Strategjia e SISH e ka pas një kosto prej 16 milionë euro në total për 10 vite të implementimit. Nga viti 2012 deri në 2014 ka qenë në plan shtrirja e hardëerit në 30 për qind të institucioneve shëndetësore në regjionin e Prizrenit, komunën e Prishtinës dhe QKUK. Vlera e përgjithshme e pajisjeve që janë implementuar ka qenë 1 milion e 490 mijë euro. Prej tyre 1 mln e 50 mijë euro janë dhënë nga qeveria e Luksemburgut”, ka deklaruar Agani, shkruan Gazeta Shneta.

Ai ka thënë se ka pasur monitorim të vazhdueshëm të implementimit nga ana e auditorit të brendshëm dhe të jashtëm. Ramaj i ka kujtuar ish-ministrit se pasardhësi i tij, Imet Rrahmani, kishte deklaruar se SISH nuk ka qenë funksional.

Por Agani ka mohuar duke thënë se SISH ka qenë në implementim e sipër në vitin 2014 dhe në vitin 2015 ka qenë i gatshëm të funksionalizohet tërësisht. Ai është ankuar se krerët e koalicionit të qeverisë Thaçi-Mustafa 2014-2017 nuk ia kishin dhënë ministrinë e Shëndetësisë në mandatin e dytë për ta përfunduar reformën në shëndetësi, ndonëse për këtë kishte insistuar vazhdimisht.

Agani ka mohuar se ka pasur keqpërdorime gjatë mandatit të tij në investimet që janë bërë në lidhje me implementimin e SISH-it. Ai ka deklaruar se ardhja e ministrit të ri ka sjellë dështimin e këtyre reformave, duke aluduar në ish-ministrin Imet Rrahmani. Agani ka thënë se LDK dhe PDK kanë dështuar në funksionalizimin e SISH dhe Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Ish-ministri ka folur edhe për raportet e tij me Imer Shahinin, pronarin e kompanisë “Printex” e cila kishte përfituar tender në mandatin e tij për implementimin e SISH-it. Ai ka thënë se këtë kompani e ka gjetur me kontratë kur e ka marr mandatin në MSH, me të njëjtën ka punuar dhe ka thënë se nuk ka pasur asnjë dyshim për punën e tyre.

Agani ka folur edhe për dënimin me 2 vjet e 6 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë në rastin “Stenta 1”. Ai ka thënë se ende nuk e ka marr vendimin zyrtarisht dhe për të njëjtin do të vazhdojë procedurat për apelim.

Ish-ministri ka thënë se ministri Uran Ismaili po bënë punë të mirë, por nuk ka bërë asnjë reformë. Agani ka thënë se nga mandati i tij nuk ka ndryshuar asnjë ligj në shëndetësi.

Instituti Columbus do të vazhdojë me ciklin e intervistave edhe me ministrin Ismaili si dhe ish-ministrin Imet Rrahmani. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPija magjike: 3 përbërës të thjeshtë kundër pagjumësisë
Artikulli i rradhës Binjaket e ndara në lindje përqafohen pas 27 ditësh

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.