Të jesh një dhurues organesh do të thotë se po dikujt po ia dhuron mundësin për të jetuar pasi ti të vdesësh.,
E në rastin e një nëne braziliane që dhuroi mitrën e saj, do të thotë se ajo ia mundësoi një gruaje tjetër shansin për amësi, transmeton Gazeta Shneta.
Për herë të parë në Amerike, një foshnje ka lindur pasi ishte rritur në mitrën e transplantuar nga një dhuruese organesh e vdekur.
“CNN” raporton se një vajzë e shëndetshem ka lindur në Qershor nga nëna që ka pranuar këtë transplant.
Kjo nënë kishte lindur pa mitër. Dhe procesi për ta zhvilluar dhe lindur përmes operacionit cezarian ka përfunduar me heqje të plotë të mitrës së transplatuar (pasi transplanti do kërkonte nga nëna që të marrë medikamente që e bëjnë trupin e saj ta pranojë organin e ri), raporton “Motherly”.
Fertilizimi në mitrën e transferuar bëhet duke mbjellur vezët dhe duke i fertilizuar ato në mënyrën in-vitro (IVF). Pastaj bëhet transplatimi i mitrës i përcjellë me doza të medikamenteve supresive; pastaj bëhet implanti i embrionit.
Ky është rasti i parë në Shtetet e Amerikës, për dallim nga lindje tjera që janë bërë nga uterusi i grave por që janë ende të gjalla.
Kjo shtatzëni kishte shkuar sipas rregullave dhe në javën e 36-të gruaja ka lindur një vajzë të shëndetshme.
Këto histori suksesi janë shumë inkurajuese për studiuesit e kësaj fushe. Dhurimi i organeve shpesh përfundon me histori pozitive. Edhe pse gruaja dhuruese mund të ketë vdekur, ajo ka mundësuar në anën tjetër lulëzimin e një familjeje tjetër, rast të cilin mbase s’do e përjetonin nëse mitra nuk do transplatohej./GazetaShneta/


