Portali për nënat “Motherly” shërben si një platformë për të publikuar shkrime nga përvojat e ndryshme të nënave.
E Jessica Johnston ka vendosur të shkruajë rreth një teme që meriton vëmendjen e të gjithëve, e posaçërisht të vetë nënava.
Gazeta Shneta ua sjellë shkrimin e saj të përshtatur në gjuhën shqipe:
Dje isha në park më një mike timen. Po bënim biseda të lëna në gjysmë pasi që sytë tanë ishin gjithnjë në kërkim të fëmijëve, nëse po rrëzoheshin apo po zhdukeshin nga shikimi ynë.
Ndërsa po vështroja djalin duke u vërtitur në lisharëse, një grua u afrua krejt papritur.
Më falni – tha, fëmijët më janë ngujuar në makinë, gjersa sytë iu mbushën me lotë. “A mund të më ndihmoni”, na pyeti me zemër të thyer.
Ndjeva gjithcka që ajo po ndjente derisa po nxitonim që t’i afroheshim veturës me ndihmën që do e hapnim derën disi. Ajo përpinte lotët gjersa unë lajmërova zjarrfikësit; e përqafove e i thash të mos shqetësohej sepse “më kishte ndodhur edhe mua disa herë”.
“Me të vërtetë e ke”, e shprehu habinë me sytë e hapur nga habia por sikur u ndje rehat që dëgjoi se kjo gjë i paska nodhur edhe dikujt tjetër.
Edhe zjarrfikësi që hapi derën më në fund, i fërkoi krahun dhe I tha po të njejtat fjalë, ‘Mos u shqetëso. Ndodhe gjithmonë”.
E përqafova edhe një herë dhe u largova.
Janë momente si këto ato që e bëjnë botën të dukët më e vogël.
Çfarë do bënin nënat nëse nuk do e kishin njëra-tjetrën?
Askush NUK KUPTON siç e kuptojmë ne.
Është e lehtë të rrokullisim sytë nga pakënaqësia ose të “vrasim” me komente njëra-tjetrën në internet. Është e lehtë që të nervozohemi dhe të paragjykojmë një nënë që s’po arrin t’i qetësojë rrebelimet e ashpëra në publik të fëmijës së saj. Është lehtë të kundërshtojmë metodat e prindërimit të të tjerëve.
Por përse?
Ku është esenca e tërë kësaj?
Sipas mendimit tim, prindërimi është i vështirë dhe kompleks; I kemi ditët e bukura por nuk mund t’i mohojë askush as ato të këqijat.
Ne duhet të krijojmë një mentalitet motërash sepse kështu edhe duhet të funksionojmë.
Kush do t’ia dijë për metoda perfekte prindërimi, orare të caktuara gjumi e kufizim të kohës së shpenzuar në telefon? Kush do t’ia dijë nëse fëmija yt don ta përdorë biberonin edhe kur është 2 vjeç? Kush do t’ia dijë nëse preferon t’I shkollosh ata në shkolla private, publike apo edhe në shtëpi? Kush do t’ia dijë që jemi të gjitha të ndryshme?
Të gjitha mund të pajtohemi se prindërimi njëmend është I vështirë, mirëpo të gjitha ne jemi duke e bërë më të mirën.
E ndjej shumë kur bota më bëhet më e vogël në momente të tilla dhe jeta ime ndërlidhet me atë të një nëne që unë nuk e njoh.
Në ato momente nuk ka nevojë për fjalë; mjafton një shikim!
Jemi nëna dhe jemi nisur së bashku.
Pavarësisht sa keq do të shkojë dita sot, pavarësisht nëse gjëra rrodhën bukur apo jo…
Jemi këtu së bashku! /GazetaShneta/