Pa përjashtim, të gjithë prindërit e dinë se çfarë emocionesh të forta përjeton kur njëri nga fëmijët është I sëmurë. Kjo nuk është vetë një ndodhi e ndjeshme por edhe shumë rraskapitëse për të dy palët.
Javën e kaluar, Amira ka përfunduar në një dhomë te departamentit të emergjencës duke u kujdesur për vajzën e saj e cila vuan nga disa probleme me zemrën, transmeton Gazeta Shneta.
Amira kishte orë pa gjum, duke parë nëse vajza ka nevojë për ushqim apo të pijë ujë. E gjendur në një situatë kaq të lodhshme ajo i ishte drejtuat rrjeteve sociale për të kërkuar një ndihmë.
Ajo ka shkruar duke e shpjeguar vendodhjen dhe tërë ngjarjen se si ka nevojë të tmerrshme për një kafe të fortë.
“A është dikush tek sektori I fëmijëve të sëmurë? Dua të kërkoj një nder të madh. Jam në dhomën emergjente dhe nuk mund të dal e ta lë vajzën vetëm. Kam nevojë të madhe për kafe.
Përgjigja që mori më pas, e ngushëlloi shumë Amiran pasi që një nga grua që kishte pare postimin në grup, kishte vizituar atë së bashku me një filxhan kafe.
Por ky nuk ishte reagimi i vetëm. “Motherly” raporton se Amira ka pranuar edhe disa oferta xhentile nga nëna të tjera. Njëra I ka dhuruar të holla që ta shërbejë veten me kafene, kurse të tjera I kanë shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar me cfarëdolloj forme,
Si një nënë beqare, jeta për Amirën mund të marrë tatëpjetën dhe gjërat të dalin jashtë kontrolli, mirëpo përkudjesi dhe ofrimi i shërbimit në rastet kur nënat kanë nevojë, është një akt mirësie që nuk shkon dëm.
“Asnjë akt mirësie nuk ngelet pa u vërejtur. Sado e vogël mund të të duket, për dikë ajo është krejt bota”, ka postuar më vonë Amira./GazetaShneta/