Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërtesa e odave të profesionistëve shëndetësorë do ta mbaj emrin “Duka i Madh i Luxemburgut”

Lajme 24/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Dr. Pleurat Sejdiu, ka treguar detaje në lidhje me financimin që Qeveria e Luksemburgut do ta bëj për ndërtimin e ndërtesës për odat e profesionistëve shëndetësorë.

Sejdiu ka treguar se organizata LuxDev do ta financojë këtë projekt me 500 mijë euro, ndërsa si shenj falënderimi ndërtesa do ta mbajë emrin “Duka i Madh i Luxemburgut”. “Po, mund ta konfirmoj se në Takimin e fundit të Komitetit Drejtues të Projektit të LuxDev, nën udhëheqjen e Ministrit Ismaili dhe në prezencë të Ambasadores së Luxemburgut dhe Zyrtarëve të MPJ të Luxemburgut, pas një periudhe me plot aktivitete dhe studimit të fizibilitetit edhe është aprovuar buxheti për fazën e ardhshme të Projektit ku në mesin e vijave tjera është edhe financimi i ndërtimit të ndërtesës së Odave të Profesionisteve shëndetësorë”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai ka treguar se kjo ndërtesë do të ketë përafërsisht 2200-2500 metra katrorë, ku përveç hapësirave për zyra do të ketë amfiteatro, salla për punëtori dhe hapësira përcjellëse hotelierike. “Për momentin, kontributi i Qeverise së Luxemburgut prej 500.000 eurosh do të i shtohet edhe kontributi i Odave  prej 150.000 eurosh. Pjesa e odave është e ndarë varësisht prej hapësirave të kërkuara. Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka marr vendim për shumën me të cilën do të kontribuoj”, ka deklaruar Sejdiu në përgjigje me shkrim.

Kryemjeku i Kosovës ka treguar se gjatë kontakteve me komunën e Prishtinës është rekomanduar që ndërtimi të bëhet në hapësirën afër Instituteve B të QKUK-së. Tanimë ky lokacion është kërkuar edhe zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Me realizimin e këtij projekti, shpresojmë deri në fund të vitit 2020, profesionistët shëndetësorë do kenë shtëpinë e vet dhe nuk do kemi nevojë të paguajmë qira për kongrese, simpoziume dhe punëtori të ndryshme”, ka deklaruar Sejdiu. Ai ka falënderuar për përkrahje minsitrin Ismaili, zyrtarët e projektit të LuxDev, Qeverinë e Luksemburgut dhe kolegët e tij nga odat e tjera. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi ndikojnë filmat me pullë të kuqe tek fëmijët
Artikulli i rradhës Klinika e Syve realizon operacionin e viterektomisë për herë të parë

Ju sugjerojmë

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.