Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqetësuese kërkesa e madhe për marrjen e tabletave për shtyrjen e ciklit menstrual

Femina 25/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është mjaft shqetësuese kërkesa e madhe për të marrë tableta për shtyerje të ciklit, sidomos gjatë stinës së verës, në kohën e pushimeve. Këto tableta hormonale në mbi 90% të rasteve mirren pa konsultë me mjekun gjinekolog, mirren vetëm pse dikush nga miqtë ose familjarët ua kanë dhënë këtë ide, mirëpo edhe kur konsultohen me mjekun e tyre, në shumicën e rasteve (gjithmonë me përjashtime) e vetmja gjë që u thuhet është “shkoni n’barnatore dhe vetëm u thuani më jepni tabletat e duhura për shtyrje cikli dhe u’a japin”!

Shkruan: Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste

Së pari nuk jipen aq thjeshtë tabletat hormonale të cilat bartin një varg rreziqesh nëse përdoren pa nevojë ( në këtë rast total pa nevojë), pastaj pozita e vështirë që na servohet nga ana e mjekut përballë pacientit, ku shumëherë përmes telefonit na thonë “jepja, a kaq tragjike po e bëni aa”!

Më poshtë keni të detajuar shkrimin rreth barnave që mirren për shtyerjen e ciklit menstrual

– NORETHISTERONE ( Emër i mbrojtur: Primolut Nor), i përket grupit të barnave që quhen progestogje apo hormone femërore.

Përdorimi

Për të trajtuar përiudha të parregullta (cikël menstrual të çrregullt), të dhimbshme ose të rënda; Për të trajtuar endometriozën; Për trajtimin e sindromit premenstrual (i njohur edhe si tensioni premenstrual, PMS ose PMT); Për të vonuar ciklin menstrual;

Nuk duhet ta përdorni këtë bar në këto raste:

Nëse jeni alergjik ndaj norethisteronit ose ndonjë përbërës tjetër të këtij bari; Nëse jeni shtatzënë ose nëse mendoni se mund të jeni shtatzënë; Nëse jeni gjidhënëse;

Nëse keni pasur ndonjë problem me qarkullimin e gjakut. Kjo përfshin një koagulim gjaku (trombozë) në këmbë (trombozë e thellë në venë), mushkëri, zemër, tru ose në ndonjë pjesë tjetër të trupit.

Nëse jeni duhanpirëse; Nëse keni diabet ngaqë ky bar mund të shkaktojë ndryshime në nivelet e sheqerit në gjak. Nëse jeni mbipeshë (BMI ≥ 30 kg / m2); Nëse keni presion të lartë të gjakut; Nëse keni një çrregullim të valvulave të zemrës ose një çrregullim të ritmit të zemrës (probleme me zemrën)

Nëse keni pasur trombozë; Nëse vuani nga migrena, astma ose probleme të veshkave; Nëse vuani nga epilepsia; Nëse keni një inflamacion të venave; Nëse keni njolla kafe në fytyrë si melasma, duhet të shmangni ekspozimin ndaj diellit dhe dritës ultravjollcë gjatë marrjes së këtij bari.

Nëse keni vuajtur më parë nga depresioni; Nëse keni ndonjë simptomë të mpiksjes së gjakut, siç është dhimbja në gjoks, mungesa e pashpjegueshme dhe shpesh e papritur e frymëmarrjes, kollitje, nëse keni ndonjë gjendje që ju bën më të rrezikuar nga një mpiksje gjaku (trombozë); nëse keni vuajtur ndonjëherë nga një migrenë me shqetësime vizuale; Nëse keni (ose jeni duke u shëruar) nga një sëmundje e mëlçisë.

Efekte anësore

Arsyet për ndalimin e menjëhershëm të Norethisteronit:

Dhimbje koke e jashtëzakonshme që nuk ka ndodhur më parë; Ndryshime të papritura në shikimin, dëgjimin ose të folurit tuaj; Nryshime të papritura në shqisa; Simptomat e formimit të koagulimit të gjakut;

Dhimbje të pazakonshme në këmbë; Ënjtje e pazakontë e krahëve apo këmbëve; Dhimbje e mprehtë në gjoks dhe kollitje pa asnjë arsye të dukshme etj.

Këtu ceka vetëm një numër të caktuar të arsyeve dhe këshillave pse nuk duhet të përdoret ky bar pa rekomandim të mjekut, andaj kujdesuni për shëndetin tuaj, pakujdesi të tilla kushtojnë dhe nuk e vlenë që për arsye objektive të mirren barna të tilla hormonale. /Familjadheshendeti.com

Artikulli paraprakÇfarë duhet të dini për antibiotikët dhe infeksionet e dhëmbëve
Artikulli i rradhës QKUK njofton se së shpejti do të furnizohen me Rezonancë të dytë dhe CT të re

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.