Për shumë gra ose vajza, vizita te gjinekolou u shkakton shumë ankth
Sigurisht, kur shkojmë në vizitë te gjinekologu bëhet një kontroll shumë intim dhe kjo të vë në një situatë jo dhe aq të këndshme. Ndoshta është dhoma, ndoshta aparaturat, ndoshta gjithë procedurat, por vizita te gjinekologu nuk është mënyra që shumë gra do zgjidhnin për të kaluar mëngjesin ose pasditen.
Por është e nevojshme dhe gjatë kësaj kohe delikate, gjinekologët duhet të jenë empatikë dhe të të ndihmojnë. Për fat të keq, jo të gjithë janë aq qetësues sa do na pëlqente. Pra hapi i pare nëse dallon këto shenja domethënëse që tregojnë që mjeku nuk bën për ty tregon që duhet ta ndryshoni mjekun, transmeton Gazeta Shneta.
Zakonisht nuk t’i bëjnë pyetjet e nevojshme në fillim të vizitës
Kjo mund të duket pa kuptim, por t’i japësh gjinekologut një histori të plotë mjekësore të vetes është shumë e rëndësishme për një trajtim të mundshëm parandalues.
Nëse keni shkuar për një kontroll të përgjithshëm te gjinekologu, doktori duhet patjetër të marrë historikun tuaj që përfshin sëmundjet familjare dhe të shkuarën mjekësore.
Nuk pyesin për rutinën ditore
Për të mësuar rreth komplikimeve të shtatzënisë Klikoni KËTU.
Mund të duket sikur gota, ose tre gotat, e verës së mbrëmjes, nuk i duhet t’I dijë doktori por veprimet e vogla të së përditshmes si pijet ose duhanpirja mund të japin një ndryshim të madh në rezultat.
Është e rëndësishme doktori t’i dijë zakonet e pacientes, duhanpirjen, përdorimin e pijeve alkoolike, aktivitetet sportive, dietat apo angazhimin në veprimtari të tjera që mund të ndikojnë në shëndetin.
Nuk flasin me pacientin për vendimet që marrin
Doktori është i vetmi person përgjegjës që kontrollon trupin tënd. Kështu, nëse doktori të sugjeron diçka që nuk të duket shumë e përshtatshme, duhet t’ia thuash.
Një gjinekolog i mirë është i aftë ta personalizojë trajtimin me nevojat e tua dhe të sugjerojë disa mundësi për çdo problem. Ndonjëherë ekzistojnë shumë metoda për të trajtuar një gjendje specifike dhe pacienti duhet të angazhohet në procesin e marrjes së vendimit.
Kanë mungesë të ndjeshmërisë dhe empatisë
Nëse ka diçka që gjinekologu dhe partneri yt kanë të përbashkët, është që ti mund t’u besosh me sy mbyllur. Të gjitha marrëdhëniet e mira janë të ngritura mbi këtë ndjenjë dhe duke qenë që po flasim për tema shumë personale dhe potencialisht të sikletshme, ti do të kesh besim që mjeku yt do jetë plotësisht empatik për nevojat e tua.
Pra, mund ta marrësh si dramatizim të kotë, por me shenjën e parë të pandjeshmërisë, duhet të çohesh e të dalësh nga dera. Përgjithmonë!
Doktorët e sidomos në vendin tone, shmangin pyetjet e sikletshme
Sëmundjet, rrjedhja e pakomandueshme e urinës, probleme me seksin. Listë e gjatë e temave të sikletshme për të cilat do të flasësh me gjinekologun tënd vazhdon, por një mjek i mirë duhet të dijë t’i përmendë ato, që mos ta kesh të nevojshme t’ia thuash ti.
Megjithatë, ki parasysh, gjinekologu nuk lexon mendjen, kështu që shkruaj një listë me pyetjet që ke për të nëse do e kishe të vështirë t’i përmendje në një bisedë.
Nuk flasin për jetën seksuale të pacientit
Fshehja e jetës seksuale i përket (shpresojmë) së shkuarës, prandaj është e rëndësishme të jemi sa më të hapur rreth saj me mjekun tonë.
Është absolutisht e këshillueshme tani, të pyesim pacientët nëse janë aktivë seksualisht me burra, gra, apo të dyja. Kjo ndodh që pacientët të jenë sa më të hapur për të folur me ne. Kjo mund të jetë një temë delikate, por asnjëherë kur shëndeti yt është në rrezik. /Gazeta Shneta/
Për të mësuar rreth komplikimeve të shtatzënisë Klikoni KËTU.