Dr.sci. Merita Vuniqi Krasniqi – Gjinekologe-Obstetër /QKUK
(Ky artikull është shkruar ekskluzivisht në kuadër të fushatës edukuese/vetëdijesuese për shëndetin e gruas të organizuar nga Gazeta Shneta dhe Klinika e Gjinekologjisë-QKUK)
Steriliteti mund të diagnostifikohet kur një grua nuk ka mbetur me barrë gjatë një periudhe prej një viti me marëdhënje të pa mbrojtura duke mos aplikuar asnjë prej metodave kontraceptive,mjeteve kontraceptive dhe medikamenteve me ndikim kontraceptiv.
Steriliteti është parësor nëse nuk ka ndodhur asnjëherë koncepcioni ndërsa steriliteti dytësor është nëse ka pasur të paktën një barrë të dështuar.
Steriliteti i vërtetë (steriliteti absolut) nënkupton që koncepcioni është definitivisht i pamundur dhe faktori që e ka shkaktuar është i pa mjekueshëm.
Steriliteti relativ shkaktohet nga faktorët e ndryshëm që mund të reagojnë ose veprojnë në koncepcion por me mundësi të shërimit pas diagnostifikimit të vërtetë të tij.
Infertiliteti tregon pamundësin e femrës për të realizuar lindjen e fémiut të shëndoshë dhe të aftë për jetë.
Nga sëmundja e infertilitetit atakohen çiftet në mbarë botën, pa dallim. Së fundmi, WHO raportoi se gjatë vitit 2010 nga infertiliteti vuanin 48.5 milion çifte në botë, përderisa në vendet e zhvilluara sëmundja atakonte çdo të katërtin çift duke përbërë kështu një nga problemet kryesore të shëndetit riprodhues. Sëmundja e infertilitetit përveç që i pamundëson çiftit realizimin e shtatëzënisë së dëshiruar, mund të shkaktoj tek ta ankth, depresion dhe izolim me ç’rast përbën problem për vet çiftin por edhe për familjen dhe shoqërinë .
Përqindja e shkaktarit te femrat sterile sipas literaturës dhe përvojës sonë paraqitet 40-55% të rasteve .
Nga shkaktarët e sterilitetit femëror më të shpeshtë dhe të cilët dihen janë:Inflamacionet e qafés së mitrës dhe vaginës,faktori uterin,faktori endokrin,faktorët e ndryshëm organik,emocional,imunologjik.
Në literaturë raportohet se deri në 40% të rasteve të infertiliteti tek çiftet bashkëkohore shkaktarë janë faktorët mashkullorë si: defektet e spermatogjenezës, anomalitë e ndryshme të traktit gjenital mashkullor, infeksionet, tumoret, traumat apo gjendjet pas operacioneve të traktit gjenital mashkullor.
Faktori i përbashkët i sterilitetit paraqitet né 10% të rasteve.
Faktori idiopatik i sterilitetit paraqitet né 5-10 % të rasteve.
Gjatë përpunimit të çiftit bashkëshortor steril ose infertil duhet ti qasemi problemit në mënyrë shumë precize,duke mos vendosur diagnozën përfundimtare para se të hulumtohen ose definohen të gjithë faktorët e rëndësishëm ,të cilët pengojnë fertilitetin normal te çifti bashkëshortor.
Si fillohet trajtimi i çiftit bashkëshortor steril –infertil ose metodat me të cilat shërbehemi gjat hulumtimit të shkaktarit:
Marrja e anamnezés dhe ekzaminimi fizik i gruas dhe i burrit :testi post koital,vlerësimi i spermës (citologjik,mikrobiologjik,imunologjik),përcaktimi i kalueshmërisë tubare,përcaktimi i ovulacionit,vlerësimi i faktorit cervikal,hulumtimet në sistemin endokrinologjik (statusi hormonal),biopsia endometriale,Laparaskopia-Celioskopia.
Përkundër numrit të madh të çifteve infertile, sot ekzistojnë metoda të ndryshme të trajtimit konzervative dhe kirurgjike për mjekimin e shkaktarëve të infertilitetit, mirëpo poashtu përdoren edhe teknologjitë e mbarësimit të asistuar (ART) përmes së cilave çiftet mund të realizojnë shtatëzëninë e dëshiruar pavarësisht llojit dhe shkaktarit të infertilitetit.
Teknologjia e mbarësimit të asistuar (ART)
Me termin teknologji e mbarësimit të asistuar (ART) përshkruhen të gjitha trajtimet apo procedurat që përfshinë manovrimin in-vitro të spermës, vezoreve dhe embrioneve njerëzore me qëllim të realizimit të shtatëzënisë. Këto procedura përfshinë: fertilizimin in-vitro dhe embriotransefrin (IVF dhe ET), transferin intratubar të gameteve (GIFT), transeferin intratubar të zigoteve (ZIFT), ngrirjen e gameteve dhe embrioneve, donacionin e gameteve dhe embrioneve si dhe shtatëzëninë surrogate, mirëpo nuk përfshinë procedurat e mbarësimit artificial .
Fertilizimi in-vitro (IVF) është procedurë e mbarësimit të asistuar që përfshinë fertilizimin jashtëtrupor; ndërsa embriotransferi (ET) është procedurë e mbarësimit të asistuar përmes së cilës vendosen embrionet në uterus apo tubule. Transferi intratubar i gameteve (GIFT) është procedurë e mbarësimit të asistuar përmes së cilës të dy gamete (oociti dhe spermatozoa) transferohen në tubul, ndërsa transeferi intratubar i zigoteve (ZIFT) është procedurë e mbarësimit të asistuar përmes së cilës transferohen zigotet në tubul.
Përkundër faktit që procedurat e mbarësimit të asistuar janë të rezervuara për çiftet tek të cilat shkaktari i infertiliteti është idiopatik apo nuk mund të trajtohet me procedura tjera konzervative apo kirurgjike, aplikimi i këtyre procedura ka shënuar rritje me hapa të mëdhenjë viteve të fundit. Edhe pse bëhet fjalë për procedura me kosto të lartë dhe të sofistikuara, rritje e numrit të këtyre procedurave ëshët vërejtur përveç në shtetet e zhvilluara poashtu edhe në ato shtete që janë në zhvillim . Sot, pothuajse në 99% të rastve realizimi i koncepcionit tek çiftet infertile, me faktorë idiopatik, bëhet me teknikën e IVF.
Fertilizimi in-vitro
Procedura e mbarësimit te asistuar, fertilizimi in-vitro, konsiderohet të jetë një rutinë
mjekësore në menaxhimin e infertilitetit . Kjo teknikë është zhvilluar jashtëzakonisht shumë që nga viti 1973, kur ëshë realizuar për herë të parë nga ekipi i profesorëve Carl Wood dhe John Leeton në Melbourn të Australisë, shtatëzëni që ishte shoqëruar me gjakëderdhje të hershme.
Sot, në botë, numri i fëmijëve që lindin përmes procedurave të IVF, kalon mbi 5 milion .
Kjo teknologji, tashmë është në dispozicion në pjesën më të madhe të botës dhe në praktikë është krejtësisht e ndryshme nga teknologjia që përdorej në kohën kur lindi fëmiu i parë Louise Brown në Angli në vitin 1978.
Vlerësimi i efikasitetit të IVF mund të ndryshoj varësisht nga definimi i suksesit të trajtimit dhe popullata e trajtuar. Klinikisht suksesi i trajtimit më së shpeshti shprehet me numrin e foshnjave të lindura, mirëpo si rezultate të tjera të procedurës mund të llogariten edhe: fertilizimi, implantimi dhe proporcioni i shtatëzënive. Në literaturë raportohet se numri i foshnjave të lindura nga aplikimi i fertilizimit IVF shkon deri në 20%, mirëpo suksesi i trajtimit ndryshon varësisht nga mosha e femrave të trajtuara, prej 20.4% tek femrat e moshës 30, bie në 1.0% tek femrat mbi moshën 45 vjeçare.
Protokollet për trajtimin e infertilitet me teknologjinë e fertilizimi in-vitro
Në vitin 2014, Instituti Nacional për Shëndet dhe Kujdes të Përosur (NICE) në Britaninë e Madhe publikoi udhërrëfyesin klinik për vlerësimin dhe trajtimin e njerëzve që kanë probleme me fertilitetin . Sipas këti udhërrëfyesi, ekzaminimi klinik i çifteve infertile rekomandohet nëse femra e moshës reproduktive nuk arrin të realizoj shtatëzëninë edhe një vit pas marëdhënieve të rregullta dhe të pambrojtura seksuale,pa përdorur asnjë metodë kontraceptive.
Çiftet infertile gjithmonë duhet të egzaminohen detalisht në mënyrë që të vlerësohet historia e infertilitetit dhe të zgjedhet protokolli i duhur për trajtim. Vlerësimi fillestar i infertiliteti fillon me anamnezë dhe ekzaminim të hollësishëm lidhur me infertilitetin, për të dy partnerët. Evidentohem: mosha, shtatzënitë e kaluara, çregullimet e ciklit menstruale, sëmundjet seksuale dhe seksualisht të transmetueshme .
Tabela 1. Vlerat referente për analizat e spermës të caktuara nga Organizata Botërore
PARAMETRAT | VLERAT |
Vëllimi | >1,5 ml |
pH | >7.2 |
Koncentrimi | >15 mil spermatozoid për ml |
Numri total | >35 mil sperm.për ejakulim |
Lëvizja totale | >40 % të lëvizshëm apo> 32 % lëviz.progr. |
Vitaliteti | >58% spermatozoid të gjallë |
Morfologjia normale | 4% |
Nëse vlerat janë jonormale, analizat përsëriten pas tre muajve në mënyrë që të konfirmohen çrregullimet. Ovulacioni konfirmohet përmes testit të gjakut për prezencën e progresteronit në fazën e mesme luteale (dita 21-28 e ciklit), ndërsa në rast se cikli nuk është i rregullt testi bëhet më vonë (dita 28-35 e ciklit) dhe përsëritet çdo javë deri në fillimin e ciklit të ri. Poshtu, tek këto raste, duhet të vlerësohet edhe sasia e gonadotropinave në serum. Tek femrat që nuk kanë histori të ndonjë sëmundje të sisitemit reproduktiv duhet të bëhet hysterosalpinografia (HSG), përderisa te ato femra që kanë të dhëna për sëmundje të sistemit reproduktiv duhet të bëhet matja e temperaturës bazale ,fern testi dhe laparaskopia si metodë kirurgjike dhe intervenuese .Është e nevojshme që te femrat të bëhet edhe testi për rubella, klamidia dhe skriningu cervikal .
Udhërrëfyesi rekomandon që të trajtohen me teknologjinë e IVF vetëm ato ferma të cilat kanë infertilitet të paspjegueshëm dhe atë pasi që nuk kanë arritur të kenë koncepcion dy vite pas
marëdhënieve të rregullta seksuale të pambrojtura apo pas dymbëdhjetë cikleve të inseminimit artificial . Rekomandohet që të ofrohen deri në tri cikle të plota të trajtimit me teknologjinë e IVF, por jo më shumë.
Kohëzgjatja e një cikli të plotë të trajtimit me teknologjinë e IVF.
FAZAT | DITËT |
Parapregaditja për ciklin (ekzaminimet dhe analizat) | 0-21 |
Stimulimi i ovareve | 21-31 |
Aspirimi i qelizave vezë | 32 |
Fertilizimi dhe zhvillimi | 33-38 |
Embriotransferi | 39 |
Suportimi i fazës luteale | 40-48 |
Monitorimi i shtatëzënisë | 48-56 |
Në Tabelën 2 është paraqitur kohëzgjatja e një cikli të plotë të trajtimit duke përfshirë edhe periudhën pregaditore si dhe monitorimin fillestar të shtatëzënisë. Femrat që i nënshtrohen këti trajtimi duhet të informohen se gjatë trajtimit me teknologjinë IVF kanë efekt të madh: mosha, profesioni,obeziteti dhe shprehitë si:alkoholizmi, duhanpirja.
Katër hapat fundamental, përveç periudhës pregaditore, suportimit dhe monitorimit, që ndiqen gjatë një ciklti të trajtimit me teknologjinë e IVF janë: stimulimi hormonal dhe aspirimi i qelizave vezë; aspirimi dhe preparimi i spermës; fertilizimi in-vitro dhe embriotransferi.
Stimulimi hormonal i ovulacionit me gonadotropine bëhet zakonisht në mënyrë që të prodhohen sa më shumë qeliza vezë. Doza individuale e hormoneve folikulo-stimuluese bazohet në moshën dhe peshën e pacienteve si dhe në rezervat e qelizave vezë, ndërsa evaluimi i maturimit të tyre bëhet përmes ultrazërit dhe nivelit të estradiolit në gjak. Qelizat vezë aspirohen nga ovaret kur ato maturohen, përmes rrugëve transvaginale apo pas ndërhyrjes operative me laparoskopi nën monitorimin e ultrazërit. Ato pastaj transferohen në pjatat e Petrit dhe vendosen në inkubator. Mirëpo, për trjtimin me teknologjinë e IVF dhe ET, mund të përdoren edhe vezët me prejardhje nga donori apo vezët që janë ngrirë më parë.
Aspirimi i spermës mund të bëhet me teknika të ndryshme varësisht nga patologjia. Poashtu edhe sperma që përdoret për teknologjinë e IVF mund të jetë me prejardhje nga partneri, donori, apo të përdoret sperma që është ngrirë më parë. Sperma e shëndoshë dhe e pregaditur pastaj inkubohet me qelizat vezë në laborator brenda 48 orë me çrast arrihet fertilizimi in-vitro. Varësisht nga dignoza mjekësore e infertilitetit, për fertilizimin in-vitro mund të përdoren: inseminimi konvencional (inkubimi i një qelize vezë me disa spermatozoid ) apo injektimi intracitoplazamtik i spermës (sperma injektohet direkt në qelizën vezë –ICSI)
Disa ditë pas arritjes së fertilizimit in-vitro bëhet embriotransferi në mitrën e femrës nën përcjelljen e ultrazërit, me çrast transferohen një apo më shumë embrione në stadin e katërt apo maksimalisht të tetë qelizor. Edhe embrioni mund të ketë prejardhje nga donori, ndërsa embrionet poashtu mund të ngrihen dhe të transferohen më vonë.
Trajtimi me progresteron në baza ditore bëhet derisa shatëzënia është në gjendje të mirë në trisemestrin e parë. Pas realizimit të të gjitha procedurave të IVF, duhet të përcillet shtatëzënia me ultrazë dhe me analiza biokimike. Definimi i shtatëzënisë me analiza të hershme biokimike bëhet kur koncentrimi i zingjirit Bhcg , 9-11 ditë pas pranimit të qelizës vezë të fekonduar është nën 1.000 IJ/l në dy matje edhe pse kjo mundet me qenë fals pozitiv.Për definimin e shtatzënisë përdoret edhe ultrasonografia .