Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Foshnja që mund të lëndohet rëndë edhe nga puthja e nënës

Jetë 15/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çfarëdo infeksioni i vogël mund të jetë fatal për këtë foshnje e cila ka ardhur në jetë pa sistem imunitar. Madje atë mund ta lëndoj rëndë edhe një puthje e nënës. Për shërimin e saj duhet të bëhet transplanti i palcës së eshtrave.

Arriella Andrews, një foshnjë nga Londra, e cila është vetëm katër muajshe, ka lindur me një gjendje jashtëzakonisht të rrallë të quajtur imunitet të rëndë të kombinuar (SCID), që do të thotë se sistemi i saj imunologjik është krejtësisht jo-ekzistues.

Arriella ka kaluar më shumë se një muaj në një dhomë të mbyllur në spital, duke përdorur shumë antibiotikë për të luftuar infeksionet e vazhdueshme që trupi i saj nuk është i pajisur për të luftuar, shkruan Metro.uk.

Nëna e Ariellës, Cassidy, duhet të mbajë dorëza dhe një maskë përreth vajzës së saj, pasi mikrobet nga çdo kontakt, madje edhe një puthje, mund të kishin vrarë atë.

Ajo tani është në Spitalin e Madh Ormond Street, duke pritur për të gjetur një mënyrë që ajo të mund të ketë një transplant të palcës së eshtrave që i shpëton jetën.

“Duke parë Arriella në këtë gjendje, është shumë e trishtë. Ajo është e rrethuar me tela dhe tuba, është gjëja më e keqe që kam parë ndonjëherë. Është makthi më i keq i prindërve që shohin fëmijën e tyre në spital”, tha Cassidy./GazetaExpress

Artikulli paraprakSejdiu: I kemi mbyllur vrimat e korrupsionit në QKUK
Artikulli i rradhës Si duhet të veproni nëse keni temperaturë gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.