Nëse keni temperaturë gjatë shtatzëni së, gjëja më e mirë që mund të bëni në kushte shtëpie është të pini sa më shumë ujë dhe pushoni. Qëndroni në shtrat nëse ndiheni keq, por kujdes me temperaturën e ambientit, pasi që nuk preferohet as për ju dhe as për fëmijën që të djersiteni.
Ju gjithashtu mund të pini paracetamol për të trajtuar temperaturën , por vetëm duke ndjekur udhëzimet në paketim dhe përdoreni sa më pak të jetë e mundur. Shmangni marrjen e ibuprofenit gjatë shtatzanisë, veçanërisht në tremujorin e parë dhe në tremujorin e tretë.
Nëse temperatura juaj ngrihet mbi 39 gradë Celsius ose më shumë, dhe nuk jeni e sigurt se çfarë po e shkakton, kontaktoni menjëherë mjekun. Për shembull, nëse keni temperaturë pa simptomat e zakonshme të një ftohje apo gripi.
Mjekët mund t’ju bëjnë disa teste për të qenë të sigurt për shkakun e temperaturës, në mënyrë që të trajtoheni në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse ju kanë plasur ujërat dhe keni temperaturë, duhet të nxitoni menjëherë drejt maternitetit./pernenat.al/