Kur jeni duke u përpjekur të konceptoni, fekondimi in vitro mund t’ju sjellë një hap më afër shtatzanisë, por procesi mund të ndjehet frikësues nëse nuk jeni të sigurtë për atë që përfshihet.
Nga njëra anë ky proces ju vë një hap më afër shtatzanisë kurse nga ana tjetër, të mos dish se çfarë të presësh dhe nëse do të funksionojë apo jo është stresuese, transmeton Gazeta Shneta.
IVF kërkon më shumë kohë dhe punë
IVF është një proces intensiv i punës me vizita të shumëta mjekësore. Për 10-12 ditë ju duhet të merrni ilaçe të pjesllorisë për t’i stimuluar vezoret për të prodhuar vezë të shumta. Pasi të bëhet faza e stimulimit, mjeku do të heqë vezët nga vezoret tuaja dhe do t’i kombinojë ato me spermën e partnerit tuaj në laborator. Tre deri në pesë ditë pas marrjes së vezëve, një ose më shumë embrione do të vendosen përsëri në mitrën tuaj. Dy javë më vonë, do të ktheheni tek mjeku për një test shtatzanie gjaku për të përcaktuar nëse IVF ka funksionuar.
Duhet të kontrolloni shëndetin tuaj paraprakisht
Arritja e një peshe të shëndetshme, kufizimi i konsumimit të alkoolit dhe heqja dorë nga pirja e duhanit dhe përdorimi i substancave të tjera mund të përmirësojë shumë nivelet e suksesit të IVF. Gjithashtu, mundohuni të merrni kushte mjekësore si presioni i lartë i gjakut dhe diabetin nën kontrollë para se të përpiqeni të mbeteni shtatzënë.
Ka shumë mënyra për ta bërë atë më të përballueshme
Një cikël i vetëm i IVF mund të kushtojnë rreth 12, 000 dollarë. Shumica e kompanive të sigurimeve nuk e mbulojnë atë. Sidoqoftë, disa mund të ofrojnë përfitime të caktuara të pjellorisë të tilla si mulimi për ultratinguj dhe analizat.
Do të pësoni efekte anësore
Mos harroni, ju do të pompoheni me shumë hormone, kështuqë prisni të ndiheni më emocionues gjatë ciklit tuaj IVF. Mund të shfaqen gjithashtu efekte të vogla anësore fizike si presioni, ngërçet ose fryerja në zonën e legenit, butësia e gjirit dhe siklet nga injeksione të pjellorisë./GazetaShneta/